Lajme
Prince Harry u rikthye në Britani të Madhe
Anëtari i famshëm dhe shumë i pëlqyer i familjes mbretërore është rikthyer në vendlindje për një angazhim të fundit, përpara se të largohet nga Monarkia.
Princi 35-vjeçar, nga 20 janari ka qëndruar në Kanada bashkë me gruan, Dukeshën Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie, kjo pasi e bënë publik lajmin se kanë vendosur të largohen nga obligimet si anëtarë aktivë të familjes mbretërore angleze. Tashti ai ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për t’i përmbushur detyrat e tij zyrtare, shkruan Koha.net.
Në mëngjesin e sotëm Harry e ndoqi një konferencë ndërkombëtare në Edinburgh, ngjarje kjo që është pjesë e iniciativës eko-turistike “Travalyst”, të cilën ai e lansoi verën e kaluar në përpjekje për t’i bërë udhëtimet dhe turizmin sa më të përshtatshme për ambientin.
Më 5 mars, Harryt do t’i bashkohet edhe Meghani për ta ndjekur ngjarjen “Endeavour Fund Awards” në Londër, dhe dy ditë më vonë, çifti do të jetë i pranishëm në festivalin “Mountbatten Music Festival” që mbahet në sallën e famshme “Royal Albert Hall”.
Nuk është e qartë nëse Meghan dhe Archie aktualisht gjenden në Britani të Madhe apo në Kanada.
Çifti më i ndjekur nga mediat botërore zyrtarisht do të lirohen nga angazhimet e familjes mbretërore më 31 mars të këtij viti, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












