Lajme
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ratifikon Protokollin për anëtarësim në NATO
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në seancën e 133-të, të caktuar për sot në orën 15:00, do të votojnë për propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike, që është hapi i fundit në “terrenin e brendshëm” në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e NATO-s, njofton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për tekst të marrëveshjes, i cili është hartuar më 4 prill të vitit 1949 dhe për herë të parë është nënshkruar në Uashington, ndërkaq është ndryshuar për t’u anëtarësuar Greqia dhe Turqia, i cili është nënshkruar më 17 tetor 1951 në Londër.
Në marrëveshjen, e cila ka 14 nene, mes tjerash thuhet se nënshkruesit obligohet, ashtu siç është e miratuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të zgjidhin çfarëdo kontesti ndërkombëtar, në të cilat ata mund të jenë të përfshira, me mjete paqësore, në mënyrë që nuk do të rrezikohet paqja ndërkombëtare, siguria dhe drejtësia dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet ose nga përdorimi i forcës, në çfarëdo qoftë mënyre që nuk është në pajtueshmëri me Kombet e Bashkuara.
“Palët do të kontribuojnë drejt zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare miqësore dhe paqësore, nëpërmjet përforcimin të institucioneve të tyre të lira, me qëllim që të mundësohet mirëkuptimi më i mirë i parimeve mbi të cilat janë themeluar këto institucione dhe nëpërmjet promovimit të kushteve për stabilitet dhe fqinjësi të mirë. Ata do të tentojnë që në politikat e tyre ekonomike dhe ndërkombëtare t’i tejkalojnë përballjet dhe do ta përkrahin bashkëpunimin ekonomik me ose të gjithë”, thuhet në marrëveshje.
Në të shtohet se me qëllim që në mënyrë sa më efikase të arrihen qëllimet e Marrëveshjes, palët në mënyrë individuale dhe bashkë nëpërmjet ndihmës të vazhdueshme dhe efikase do t’i mbajnë dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre individuale dhe kolektive që t’i kundërshtojnë sulmet e armatosura.
“Palët do të konsultohen bashkë gjithmonë kur, sipas mendimit të kujtdo, ekziston kërcënim për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e cilësdo palë”, thuhet në marrëveshje.
Ai parashikon pajtueshmëri nga nënshkruesit se sulmi i armatosur kundër një ose më shumë vendeve të Evropës ose Amerikës Veriore, do të vlerësohet si sulm i armatosur kundër të gjithë atyre.
Në të definohet se sulmi i armatosur të një ose më shumë palëve, vlerësohet se përfshin sulm të armatosur në territor, forca, avionët dhe anijet e cilësdo palë në Evropë ose Amerikë të Veriut, ndaj departamentëve franceze në Algjeri, në territorin e Turqisë ose të ishujve nën juridiksionin e cilësdo palë të fushës Veri-Atlantike.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.
Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë, përcjell Albinfo.ch.
LISTA E VENDEVE QË E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLLIN:
Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Kanadaja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
SHBA-ja ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













