Lajme
Murati uron diasporën për Vitin e Ri
Ministri i Diasporës, Valon Murati, thotë se edhe një vit i ri do të fillojë së bashku me shpresat dhe aspiratat – dëshirën e çdo njeriu për lumturi, suksese dhe mirësi
“Në vitin që vjen, shpresojmë edhe për një të ardhme më të mirë, për të gjithë ne, në Kosovë dhe diasporë, një të ardhme të ndritur për kombin tonë. Para së gjithash, dua t’ju uroj shëndet juve dhe familjeve tuaja”, ka thënë Murati në urimin adresuar mërgimtarëve..
Ministri ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Diasporës, se në vitin që po hyjmë do të punojë për realizimin e objektivave strategjike të ministrisë, që lidhen drejtpërdrejt me konsolidimin e lidhjeve të vendit me diasporën dhe fuqizimin e këtyre lidhjeve, ruajtjen e identitetit kombëtar, integrimin e tyre në shtetet ku jetojnë, si dhe hapjen e rrugës për diasporën që të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit socio-ekonomik, arsimor e kulturor të vendit dhe kombit.
“Do të punojmë që atdheun ta keni më afër, që ai t’u gjendet më pranë kur të keni nevojë për të, që të jetë më i dashur kurdo që vini, por edhe do të angazhohemi që t’i krijojmë mundësitë të jemi një urë lidhëse mes jush dhe atdheut”, ka thënë Murati.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











