Lajme
Në 2015, pritet rritje e eksportit
Ekonomistët parashikojnë një ngritje të eksportit për 7 për qind gjatë vitit të ardhshëm dhe një import prej 5 për qind. Me këtë diferencë përmirësohet bilanci negativ tregtar
Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, parashikojnë një ngritje të eksportit për 7 për qind gjatë vitit të ardhshëm dhe një import prej 5 për qind. Me këtë diferencë ata thonë se do të përmirësohet sadopak bilanci negativ tregtar ndërmjet shitjes dhe blerjes.
Edhe më projekt-buxhetin e Republikës së Kosovës të vitit 2015, është paraparë po ashtu që eksportet të rriten për 7 për qind.
Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave, ka bërë të ditur se rritja prej 7 për qind e eksportit të mallrave është një parashikim konservativ dhe është bërë mbi bazën e politikave ekzistuese. Ai tha për REL se eksporti kryesisht është i dominuar nga metalet dhe se aty pritet të ketë rritje.
“Sipas parashikimeve edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtarë për çmimet ndërkombëtare të komoditeteve, çmimet e metaleve, në veçanti nikelit do të rriten në periudhën afat-mesme. Kjo pritet të ndikoj edhe në rritjen e normës se shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese në Kosovë” , thekson Shahini.
Diversifikimi i strukturës së eksportit, sipas tij, pritet t’i kontribuoj trendit pozitiv të rritjes si dhe qëndrueshmërisë së eksportit të mallrave.
Për të rritur eksportet në fillim të vitit 2014, Qeveria e Kosovës ka aprovuar listën e zgjeruar të marrave të liruara sipas Ligjit për mallrat e liruara nga detyrimi Doganor, e përbërë kryesisht nga lënda e parë që përdoret nga prodhuesit vendor dhe që nuk mund të prodhohet në Kosovë.
Lidhur më rritjen e eksporteve, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berat Rukiqi ka thënë se më në fund po vërehet një politikë më aktive e stimulimit të sektorit privat dhe jo vetëm nga investimet publike, mirëpo edhe nga aspekti i investimeve në sektorin e bujqësisë.
“Të gjitha këto mendoj se mund të ketë efektin e rritjes së eksporteve në një anë, pastaj mund të jetë pjesa tjetër që lidhet jo drejtpërdrejtë me prodhimtarinë primare bujqësore, por edhe sektorët tjerë siç janë përpunimi i miellit, përpunimi i ushqimit në përgjithësi dhe i disa produkteve tjera në sektorin e pijeve dhe në sektorë tjerë që kanë potencial që të rrisin eksportet”, shton Rukiqi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini lidhur më këtë ka theksuar se në të ardhmen pritet të ndryshojë Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligji për tatimin mbi të ardhurat në koorporata dhe Ligji për të ardhurat personale.
“Ne e kemi zotimin e qeverisë së re që programi i ri do të miratohet në janar dhe aty do të parashihen të gjitha fushat se si do të ndihmohen prodhuesit vendorë, përpunuesit dhe të gjitha bizneset në Kosovë”, deklaroi ai.
Kosova gjatë viteve të kaluar ishte përballur më një deficit të lartë tregtarë. Eksporti ishte rreth 200 milionë euro, kurse importi mbi 1 miliardë.
Përqindja më e madhe e eksportit gjatë muajve të verës ishte në: Itali (24.6%), Shqipëri (14.5%), Serbia (12.8%), Maqedonia (10.8%), Turqi (5.6%), Kinë (5.2%), Mali i Zi (4.3%) etj. Ndërsa sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.3%), Gjermania (11.2%), Turqia (9.6), Kina (8.5%), Italia (6.9%), Greqia (6.0%), Shqipëria (5.6%).
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











