Lajme
Gjithnjë e më shumë mjekë po ikin nga Maqedonia
Gjatë dy viteve të fundit vetëm nga Maqedonia janë larguar rreth 400 mjekë.
Pagat e larta në vendet evropiane po joshin gjithnjë e më tepër mjekët nga vendet e Ballkanit.
Një hulumtim i realizuar nga ‘Heltgruper’ thotë se ky fenomen, që është në rritje, mund të rrezikojë stabilitetin e sistemit shëndetësor në gjithë rajonin’.
“Mes mjekëve të rinj, në të gjitha vendet, sidomos në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi ekziston një bindje se për të siguruar një vend pune patjetër duhet të kesh lidhje politike. Kjo është edhe një arsye tjetër që ndikon tek disa mjekë të dëshpëruar, të cilët detyrohen të kërkojnë mundësi të punojnë jashtë vendit”, deklaruan në ‘Heltgruper’, transmetojnë mediat në Shkup.
Emigrimi i personelit mjekësor ndikon në uljen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, thotë me tutje studimi.
Gjermania dhe Sllovenia janë vendet më të preferuara për mjekët nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











