Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në katërvjetorin e Albinfo.ch
„Ndyshimet politike dhe demokracia në Ballkan: Cili është roli i diasporës?“, është tema e një konference që me rastin e katërvjetorit të albinfo.ch mbahet më 5 dhjetor në Bernë.
Cila është gjendja socio-politike që mbizotëron në vendet e Ballkanit? Cilat janë sfidat dhe çfarë mund të sjellë demokratizimi i rajonit? Çfarë kontributi mund të vijë nga Zvicra nëpërmjet diasporës së saj ballkanike, të cilët janë përfshirë në politikën zvicerane për evropianizimin e Kosovës dhe të rajonit? Të gjitha këto do të trajtohen në konferencën që më 5 dhjetor organizon albinfo.ch me rastin e katërvjetorit në Bernë.
Në fokus të konferencës është angazhimi i Zvicrës dhe i politikanëve në diasporë për t’u dhënë një impuls më të madh politik dhe ekonomik vendeve të Ballkanit në përgatitjet e tyre për integrimin evropian.
Konferenca, me pjesëmarrjen e personaliteteve kyç, synon të shqyrtojë mënyrat dhe rrugët që duhet ndjekur në mobilizimin e politikanëve në diasporë për të forcuar ndikimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm në regjion dhe shkëmbimin e përvojave që do të shfrytëzohen në të ardhmen për mbështetjen e projekteve integruese në Ballkan.
Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues politikë edhe nga Kosova.
Mysafir special i albinfo.ch është kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj deputeti nacional dhe politikani i njohur zviceran, njëherësh kryetar i grupit socialdemokrat të deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andreas Gross, deputeti në Parlamentin Nacional të Zvicrës, politikanët Ueli Leuenberger dhe Léonard Bender, politikanë shqiptaro-zviceranë nga diaspora: Përparim Avdyli, kandidat i FDP-së, deputet kantonal në Zürich, Blerim Bunjaku, kandidat i EVP-së në Winterthur për deputet të Kantonit të Zürichit, Llesh Duhanaj, kryetar i seksionit kosovar të CVP-së (Partia Kristiane Popullore) në Lucern, Qëndresa Sadriu, deputete lokale e SP-së në Glattbrugg.
Moderator i kësaj konference do të jetë kryeredaktori i “Sept.info”, Patrick Vallélian.
Konferenca “Ndyshimet politike dhe demokracia në Ballkan: Cili është roli i diasporës?” mbahet më 5 dhjetor në KULTURHOF – SCHLOSS KÖNIZ | MUHLERNSTRASSE 11 | 3098 KÖNIZ në Bernë, me fillim në orën 19, përfundon në orën 21.
Më shumë informacione për këtë mbrëmje në Bernë do të gjeni në flyerin në shtojcë. Numri i pjesëmarrësve i kufizuar.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniBerne
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











