E-Diaspora
30 orë mbi timon: Gjobiten shoferët kosovarë të autobusit
30 orë kanë qëndruar mbi timon dy shoferët nga Kosova, njëri 35 dhe tjetri 54 vjeçar pa bërë pauzën e parashikuar të ditës.

Dy shoferë të një autobusi nga Kosova janë kapur gjatë një kontrollimi të bërë në autostradën A67 të Gjermanisë, pranë lokalitetit Lorsch. Policët me këtë rast kanë kosntatuar se autobusi ishte tepër gjatë në rrugë, shkruan presseportal.de.
30 orë kanë qëndruar mbi timon dy shoferët nga Kosova, njëri 35 dhe tjetri 54 vjeçar pa bërë pauzën e parashikuar të ditës, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ata i kanë treguar policisë leje të falsifikuara të pushimeve dhe kanë pohuar se autobusin e kanë marrë përsipër vetëm nga Austria, pra seipas tyre nuk e kanë vozitur nga Kosova.
Të dy personat janë detyruar të paguajnë nga 250 euro në emër të taksës së sigurisë. Ndërsa ndaj ndërmarrjes së udhëtimit është ushtruar kallëzim penal dhe një gjobë prej 800 eurove.
Ngarjen e mëtejme të autobusit drejt Këlinit e ka vazhduar një shofer zëvendësues.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz