Autotech
Samsung dhe Apple përfitojnë nga dënimi i Huawei-t
Samsung dhe Apple mund të përfitojnë në tregun e smartphonave nëse Shtetet e Bashkuara vendosin Huawei në listën e zezë, që ndalon firmat amerikane për të bërë biznes me kompaninë.
Vendimi i Administratës së Trump mund të ndalojë Huawei që të përdorë komponentë nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara për produktet dhe shërbimet, përfshirë disa software të rëndësishëm të Google.
Kjo mund të sjellë reduktimin e shitjeve të Huawei, duke e detyruar firmën që të gjejë zëvendësues për komponentët e ndaluar në SHBA.
Analistët tregojnë se si ndalimi i eksporteve mund të ndikojë biznesin e smartphonave të Huawei, që është aktualisht marka e dytë më e madhe në botë, pas Samsung. Sipas analistëve, Samsung mund të jetë përfituesi kryesor, nëse Huawei humbet pjesë tregu. Kompania mund të humbasë 10 milionë dërgesa në muaj nëse nuk gjen zëvendësues për software të Google. Huawei ka shitur mbi 200 milionë smartphona vitin e kaluar, transmeton “Scan”.
Huawei ka bërë të ditur se po zhvillon sistemin e vetë operues, që mund të jetë i përshtatshëm për aplikacionet e Android. Sipas analistëve, edhe nëse ndalimi i eksporteve kthehet mbrapsht, Huawei do vazhdojë të rrisë blerjet e pjesëve nga kompanitë kineze, përcjell albinfo.ch.
Lëvizja e Shteteve të Bashkuara mund të pengojë gjithashtu zhvillimin e teknologjisë 5G, për shkak se kërkon shumë komponentë të prodhuar nga furnitorët amerikan, përfshirë Broadcom.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











