Shkurt.ch

Cyrih: 3 nga 5 banorë, me prejardhje të huaj

Rreth 30 për qind e të huajve në kanton kanë të mbaruar shkollimin e lartë që është rreth dyfish më shumë se te popullata zvicerane pa prejardhje të huaj

Tre nga pesë persona në kantonin e Cyrihut janë të huaj ose me prejardhje të huaj. Gjithsej në këtë kanton jetojnë 456 mijë persona me rrënjë jashtë Zvicrës. Ndërsa në mesin e grupmoshave nga 25 deri në 44 vjet, me prejardhje të huaj janë gjysma (50%) e banorëve të kantonit.

Rreth 176 mijë persona në këtë kanton janë me shtetësi zvicerane, që janë rritur në Zvicër por kanë prejardhje të huaj. Ndërsa 160 mijë janë natyralizuar më vonë.

Në mesin e zviceranëve me prejardhje të huaj ka më tepër femra se meshkuj ndërsa raport i kundërt ekziston te të huajt pa shtetësi zvicerane. Te ata mbizotëron gjinia mashkullore.

Rreth 30 për qind e të huajve në kanton kanë të mbaruar shkollimin e lartë. Dhe kjo është rreth dyfish më shumë se te popullata zvicerane pa prejardhje të huaj, bën të ditur Enti i statistikave në Cyrih.