CH-Ballkani
Emrat nga Labëria, pasuri kombëtare
Shoqata kulturore atdhetare “Labëria – nderi i kombit”, në kuadër të vitit të Skënderbeut e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Kuvendit të gjashtë të shoqatës “Labëria” ka ftuar në Prishtinë të gjithë shqiptarët që mbajnë emrin me prejardhje nga krahina shqiptare e Labërisë.
Pjesë e këtij aktiviteti kulturor ishin shumë persona me emra, si: Labërie, Labe, Vlora, Saranda, Vlonjat, Gjirokastrit, Vjosa, Shqiponjë, etj, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një fjalë rasti tha se këta emra janë mesazh i madh që tregojnë se shqiptarët janë një gjak e një komb.
Ai bëri të ditur se mbi 7 mijë vajza mbajnë emrin Vlora dhe kjo, sipas tij, tregon se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë te ndarë, por të bashkuar. Ndërsa, Ago Nezha, kryetar i shoqatës “Labëria”, ka falënderuar familjet nga Kosova që u kanë vërë emra fëmijëve të tyre me emra nga Labëria. Këta emra, sipas tij, janë vlerë dhe trashëgimi kulturore atdhetare.
“Jemi sot në një takim unik për të nderuar këta persona që janë në sallë dhe jo vetëm, në Kosovë, Shqipëri. Ju e meritoni t’ju nderojmë dhe t’i falënderojmë prindërit që ju vunë emra patriotikë nga Labëria. Ne si krahinë ndihemi krenarë që qindra familje nga Kosova kanë nderuar me emrat nga Labëria. Kosova ka pasur nostalgji për Shqipërinë, por edhe ajo për të. Patriotizmi ka filluar të bjerë si pasojë e rrymave të globalizmit. Emrat dhe gjuha janë pasuri kombëtare që duhet të ruhen me fanatizëm, por këto të dyja janë cenuar rëndë në Shqipëri, aty gjen emra italianë etj. Emrat tuaj janë traditë e vlerave të popullit tonë si trashëgimi kulturore atdhetare”, tha ai.
E akademik Rexhep Qosja, kryetar nderi i kësaj shoqate, tha se emrat janë pasuri jashtëzakonisht e madhe e një populli. Qosja ka inkurajuar shoqatën “Labëria” që të organizojë një konferencë shkencore në të cilën studiues shqiptarë do të merreshin me rëndësinë e emrave në kombin shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












