Lajme
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Dafi Muharemi (SP)
Në një postulat drejtuar ekzekutivit të qytetit të Cyrihut, pesë asamblistë, tre prej tyre me rrënjë shqiptare, trajtojnë një lëndë që ka të bëjë me Kosovën dhe qytetarët e saj, shkruan albinfo.ch. Ata kanë kërkuar shqyrtimin e mundësisë që automjetet (kamionët) për grumbullimin e mbeturinave ose automjetet e tjera komunale që nuk janë më të nevojshme t’i dorëzohen qytetit të Prishtinës, pa pagesë ose me kosto të ulët.
Asamblistët në fjalë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamüprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Dafi Muharemi (SP) në tekstin e postulatit të tyre kanë shkruar, si vijon:
Qyteti i Cyrihut po rinovon parkun e tij të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave duke kaluar në automjete pa emetim gazrash. Ashtu si kompozicionet e vjetra të tramvajit, disa prej të cilave po dërgohen në Ukrainë automjetet e mbeturinave që nuk janë më të nevojshme duhet t’i dorëzohen administratës së qytetit të Prishtinës, përcjell albinfo.ch. Prishtina është një qytet në zhvillim në Kosovë që ka një lidhje të fortë me qytetin e Cyrihut. Diaspora e Kosovës ka një vend të përhershëm në qytetin e Cyrihut, ku vlerësohet se një në 30 banorë të qytetit (rreth 3%) janë me prejardhje nga Kosova.
Për një qytet si Prishtina që ndodhet në frymën e ndryshimeve dhe zhvillimit, edhe infrastruktura duhet të jetë në gjendje ta mbështesë këtë frymë. Kështu është edhe në Prishtinë, ku administrata e qytetit ka përmendur disa herë në mënyrë eksplicite se zhvillimi dhe zgjerimi i sistemit të grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës së saj.
Qyteti i Cyrihut mund të japë një kontribut të thjeshtë, të synuar dhe me kosto efektive në forcimin e infrastrukturës dhe çështjeve komunale të Kosovës si dhe ndërtimin dhe mbajtjen e një partneriteti konkret; thuhet në fund të tekstit të postulatit. të nënshkruar nga asamblistët në fjalë.
(Foto: Ilustrim)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










