Ramush Haradinaj mbrohet në liri
Ramush Haradinaj pritet të mbërrijë të enjten në Prishtinë
Ramush Haradinaj u lirua nga Tribunali i Hagës që të mbrohet në liri. Vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh.
Ardhja e Ramush Haradinajt, ish-Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij.
Mediat e Prishtinës duke iu referuar anëtarëve të familjes Haradinaj, konfirmojnë se të enjten, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pritet që mbërritja e tij të ndodh rreth orës 11-te të së enjtes.
Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit.
10:20 – Tribunali i Hagës liron përkohësisht Haradinajn
Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, ka vendosur që ta lirojë përkohësisht ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, kanë konfirmuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është Haradinaj, transmetojnë mediat e Prishtinës.
Shkalla e parë e Gjykatës në Tirbunalin e Hagës për Krime Lufte të kryera në ish Jugosllavi ka marrë vendimin që Ramush Haradinaj mund të pres në liri vendimin përfundimtar.
Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor. Në këtë proces janë përfshirë edhe dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











