Mobilizohet personeli i Merck Serono-s
Me iniciativën e sindikatës Unia, 400 të punësuar të personelit Merck Serono janë takuar në Gjenevë
Të martën e kaluar grupi Merck Serono kishte njoftuar se antena e saj në Gjenevë do të mbyllet dhe se 750 vende pune do të transferohen në Gjermani, SHBA e në Kinë, dhe se 500 vende të tjera pune do të shuhen.
Ky njoftim pati ngjallur reagime të shumta, sikurse nga ana e klasës politike, ashtu edhe asaj ekonomike. Kështu që vetëm tri ditë pas shpalljes për mbylljen e fabrikës në Gjenevë, personeli i kësaj të fundit është mbledhur të premten në mbrëmje për ta organizuar rezistencën ndaj këtij vendimi.
Nën aplaudime të shumta, ky kuvend ka zgjedhur një komitet të ndërmarrjes, i përbërë nga shtatë femra dhe gjashtë meshkuj, me qëllim të negociimit, së bashku me Unia-n, me udhëheqjen e ndërmarrjes.
Sipas Alessandro Pelizzari, sekretar i përgjithshëm i sindikatës Unia në Gjenevë, ky vendim i personelit do ta obligojë udhëheqjen e Merck Serono të hapë bisedime, pasi që, sipas tij, drejtoria e ndërmarrjes në fjalë ka refuzuar deri më tani ta lejojë sindikatën për të depërtuar.
«Do të bëjmë çmos për t’i ruajtur vendet tona të punës», ka thënë vetëm pas zgjedhjes një punëtore, e cila punonte atje që nga shtatë vjet në sektorin e marketingut. «Ne nuk jemi numra», ka thënë ajo.
Kërkesa imediate e Unia-s është që t’i kërkohet drejtorisë së Merck Serono që t’i lejohet personelit të mblidhet në takime gjatë orarit të punës , t’iu jepet atyre një hapësirë për t’u takuar, si dhe të prolongohet procedura e konsultimit, e cila skadon më 16 maj, pasi që është një afat shumë i shkurtër për të menduar alternativa.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











