Tremben nga fluksi i pakontrolluar i refugjatëve drejt BE-së
Shumë vende evropiane i tremben fluksit të pakontrolluar të refugjatëve drejt BE-së
Për Bashkimin Europian dhe sidomos për qytetarët e saj lëvizja e lirë në Evropë që filloi vite më parë është një arritje historike. Por ka disa vite që shumë vende evropiane i tremben fluksit të pakontrolluar të refugjatëve drejt BE-së.
Disa qeveri, për shembull, kritikojnë Greqinë se nuk i kontrollon sa duhet kufijtë e saj duke mundësuar kështu që shumë emigrantë të hyjnë nga ky vend në shtete të tjera të BE-së.
Disa shtete të BE-së, në pararojë Gjermania dhe Franca, duan të kufizojnë për shembull marrëveshjen e Shengenit, së paku për një kohë të shkurtër.
Ditë më parë, dy ministrat e Brendshëm të dy shteteve më të rëndësishme në BE, Francës dhe Gjermanisë, Claude Guéant dhe Hans-Peter Friedrich kërkuan në një letër të përbashkët prezantuar qeverive të tjera që në raste të jashtëzakonshme çdo shtet duhet të ketë mundësinë që të rivendosë vetë kontrollet kufitare deri në 30 ditë.
Ishte Danimarka ajo që verën e vitit të shkuar vendosi për një kohë të shkurtër kontrollet kufitare duke shkaktuar debate të ashpra. Ministri i Brendshëm gjerman Friedrich tha se propozimi i tij nuk ka të bëjë aspak me danezët.
“Danimarka ishte diçka tjetër. Danezët donin të fusnin rregullisht kontrollet kufitare. Kjo nuk është e pajtueshme me lirinë e lëvizjes. Ne duam që në raste nevoje, që në të shkuarën kanë qenë të rralla, të krijojmë një bazë të qartë ligjore.
Dhe ne nuk pranojmë që kjo çështje të jetë kompetencë e plotë e Komisionit Europian, sepse për sigurinë çdo vend duhet të jetë vetë përgjegjës”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU) në Luksemburg.
Në debatin për kontrollet kufitare, Berlini dhe Parisi kërkojnë më shumë sovranitet kombëtar. Por edhe tani në BE janë të mundura kontrollet kufitare, por “vetëm në rast të kërcënimit të rëndë të rendit publik dhe sigurisë.
” Sipas Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, fluksi i refugjatëve nuk përbën një kërcënim të tillë. Këtë gjendje duan ta ndryshojnë ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Francës, dhe me sa duket ata nuk janë vetëm.
Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner ka pranuar plotësisht propozimet gjermano-franceze dhe shpjegoi se si e kupton ajo rolin e Komisionit Europian në të ardhmen.
“Komisioni Europian duhet të jetë një sistem i hershëm paralajmërues që duhet të kapë në kohën e duhur rreziqet dhe të përgatisë në bazë të kësaj skenaret e duhura, por sidomos masa konnkrete që pastaj duhet të zbatohen. Dhe vetëm po qe se këto masa nuk kanë efekt, duhet të bëhet e mundur që të rivendosen kontrollet kufitare. Pra kontrollet kufitare duhet të jenë mjeti i fundit.”, tha ajo.
Për komisioneren e BE-së për çështjet të brendshme Cecilia Malmström kjo shpërndarje kompetencash nuk është e përshtatshme.
“Ajo që është e nevojshme tek Shengeni është një mekanizëm europian, sepse Shengeni është një projekt europian. Komisioni nuk e ka ndryshuar qëndrimin këtu.”, tha Malmstrom
Propozimi i Këshillit të Evropës është që një vend në rast rreziku nga sulmet terroriste apo katastrofat natyrore të mund të vendosë vetë kontrollet kufitare për pesë ditë.
Për zgjatjen e këtij afati duhet pastaj të vendoset në nivel europian. Propozimi gjermano-francez për 30 ditë kontrolle kufitare është kritikuar në këtëa takim.
Madje në fund të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, komisionerja Malmström tha se Shengeni është shumë i rëndësishëm që të keqpërdoret për debate fushatash zgjedhore, transmeton DW.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











