Ngjarjet e fundit në Maqedoni shqetësojnë diasporën në Zvicër
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës me një letër adresuar ambasadave në Bernë dhe Gjenevë
Në lidhje me ngjarjet e kohëve të fundit ne Maqedoni, Kuvendi Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar sot me një letër të dërguar ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë në Zvicër, si dhe te Ambasadori Republikës së Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe te zyra e Organizatës e Kombeve të Bashkuara.
Kuvendi thekson në këtë letër se ngjarjet e javëve dhe muajve të fundit në Maqedoni kanë shkaktuar shqetësime të mëdha tek diaspora shqiptare në Zvicër. Kuvendi Shqiptarëve të Zvicrës, cili ka për qellim mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në Zvicër, në mënyrë paqësore dhe në përputhshmëri dhe zbatim të drejtave të njeriut, gjithashtu edhe mbrojtjen e çdo njeriut, pa konsideratë kombëtare, etnike, fetare, gjinore, i ndjek më vëmendje të veçantë këto zhvillime, e sidomos tendencat për manipulime e keqpërdorime me gjendjen e brishtë pas ngjarjeve të dhunshme.
Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës ndjek me shqetësim të madh tensionet dhe përshkallëzimin e dhunës kohëve të fundit në Maqedoni.
“Para disa javëve trazirat e shkaktuara pas vrasjes së dy të rinjve nga një polic maqedonas, si dhe u rrahën nxënës shqiptarë në një autobus të shkollës. Këto ngjarje pasuan disa provokime të hapura verbale në bazë nacionale e fetare gjatë një karnavali lokal, i cili financohet edhe nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë. Tensionet kulmuan veçanërisht pas vrasjes makabre të pesë personave nga grupi etnik maqedonas në rrethana tejet misterioze”, thuhet në letrën e Kuvendit.
Më tej në letër thuhet se paaftësia dhe dobësia e autoriteteve për të menaxhuar krizën, mungesa e informacioneve valide të kombinuara me teoritë konspirative të lansuara nga vendet fqinje, si dhe tendenca e disa segmenteve shoqërore po edhe të ndonjë partie politike për të akuzuar shqiptarët për vrasjen e pesë personave në afërsi të Shkupit, u kanë dhënë hov grupeve ekstremiste maqedonase, të cilat në marshet e tyre ndër të tjera kanë brohoritur parulla neo-naciste duke kërkuar „dhoma gazi për shqiptarët“, si dhe kanë rrezikuar pronën dhe sigurinë e shqiptarëve”. Kuvendi Shqiptarëve të Zvicrës dënon fuqishëm këto akte të pahijshme dhe druan që kjo situatë e ndezur dhe konfliktuoze ndëretnike mund të eskalojë në një konflikt të hapur ndëretnik, me potencial për të shkaktuar destabilizim më të gjerë të rajonit të Ballkanit.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon vënien në lëvizje të gjitha mekanizmave shtetërore, në mënyre që vrasja e pesëfishtë të zbardhet sa më shpejtë, si dhe nxjerrjen para ligjit të autorit të vrasjes së dyfishtë të shqiptarëve në Gostivar.
Përplasjet e javëve dhe muajve të fundit janë padyshim edhe rezultat i një ambienti të ngarkuar me frymë nacionaliste, që buron në masë të madhe edhe nga projektet si ato për forcimin e identiteti antik të grupit etnik maqedonas.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon dhënien fund të margjinalizimit të popullit shqiptarë në Maqedoni si dhe angazhime të gjithanshme nga Qeveria e Maqedonisë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend. Investimet në të ardhmen – e jo në të kaluarën – padyshim që do të përshpejtonin edhe rrugën e mëtutjeshme të integrimeve euro-atlantike, si dhe do të hapnin perspektiva më të mira për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.Me 24 prill 2012 Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











