200 denoncime për shqetësime telefonike
Që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri (1 prill) për konkurrencën e padrejtë, organizatat zvicerane të konsumit kanë marrë rreth 200 denoncime
Këto të fundit kanë të bëjnë kryesisht me thirrje telefonike të padëshiruara, pohon agjencia ATS.
Rreth tri të katërtat e denoncimeve të marra nga Federata frankofone për konsumatorët (FRC) lidhen me mosrespektimin e fusnotës të shënuar me një yll të vockël, “gjë që nuk është e çuditshme aspak”, thekson Valérie Muster për FRC-në.
Gjithashtu, në pjesën gjermanofolëse të po kësaj organizate prej 100 denoncimeve të marra, tri të katërtat përfshijnë mospërputhje me fusnotën.
Ticino, nga ana e saj, nuk ka qenë ende në gjendje të japë shifra të tilla.
Fenomeni është në rritje
Ligji i ri për konkurrencën e padrejtë ka hyrë në fuqi që nga 1 prilli. Prej asaj dite organizata për konsumatorë (FRC), ajo e gjermanofolësve (SKS) si dhe ajo e Ticino-së (ACSI) kanë vënë në dispozicion të qytetarëve në internet formularët përkatës për denoncim.
Teksti i ri parasheh mbrojtjen sa më të mirë të konsumatorëve dhe të ndërmarrjeve. Përveç thirrjeve telefonike të pakërkuara, mashtrimeve nëpërmjet listave të numrave të librit telefonik, premtimeve joreale për fitime marramendëse, edhe veprime të tjera mund të raportohen dhe të denoncohen, siç janë faqet e internet për shitje me boshllëqe në on-line.
Mashtrimet dhe premtimet për fitime janë po ashtu shumë të raportuara. Ndryshe, zonja Muster merr shembullin e rasteve ku nëpërmjet telefonit disa persona mësojnë që kanë fituar një udhëtim me autobus, gjatë të cilit ata do t’ ju shesin me çmime të volitshme vegla të ndryshme për shtëpinë tuaj.
Version modern i këtyre mashtrimeve qëndron te ofertat e veçanta. KOmpania ju ftojnë në restorant, pastaj përshëmbull, mund të bleni gjëra të dobishme me çmime shumë interesante.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










