CH-Ballkani
Zvicra dhe Kosova “një çift i pabarabartë vëllezërish”
Artistët, jeta e të cilëve është e shënuar nga lufta, dhuna dhe pasiguria, punojnë bashkë me krijues arti nga Zvicra e pasur dhe e sigurt. Çfarë mund të dalë nga e gjithë kjo?

“Kosovo ist überall” (Kosova është kudo) – një grup i përbërë nga autorë dhe muzikantë kosovarë, serbë dhe zviceranë ka bërë një turne nëpër Kosovë. Artistët, jeta e të cilëve është e shënuar nga lufta, dhuna dhe pasiguria, punojnë bashkë me krijues arti nga Zvicra e pasur dhe e sigurt. Çfarë mund të dalë nga e gjithë kjo? Emisioni i radios SRF “Kontext” ka përcjellë punën e kolektivit në fjalë.
Zvicra dhe Kosova, një çift i pabarabartë vëllezërish
Zvicra është në të njëjtën kohë shumë afër dhe shumë larg nga Kosova. Shumë kosovarë e kuptojnë dialektin zviceran të gjermanishtes (schweizerdeutsch), pasi që kanë qenë refugjatë te ne. Shumë zviceranüë gjenden në Kosovë si “ndërkombëtarë”. Dhe hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë është aq i shtrenjtë sa që asnjë kosovar normal nuk mund ta përballojë.
Gjuhët ndajnë – Gjuhët lidhin
“Të gjitha gjuhët janë të barasvlershme”, thotë grupi “Spokenword” “Bern ist überall”. Por me këtë nuk do të pajtohej asnjë nacionalist serb ose shqiptar në Kosovë. Autorët e “Kosovo ist überall” kanë sjellë në skenë në formë loje këto kundërshti.
Pasi që pjesëtarët e Spoken-Word-Gruppe “Bern ist überall” janë një grup artistësh që merren në mënyrë intensive me fjalët, me gjuhën e folur (dialektin zviceran kryesisht) në të gjitha variantet dhe ngjyrimet e saj, ata kanë dashur që këtë prirje të tyre ta pasurojnë edhe me gjuhët e huaja. Për ta bërë këtë, thotë anëtari tjetër, Guy Krneta u është dukur se askund më mirë nuk “ndez” se në Kosovë, transmeton albinfo.ch
Me art politik për të kapërcyer politikën
Qendra “Multimedia” e drejtuar nga dramaturgu Jeton Neziraj bën art politik, por vetëm me qëllimin për të kapërcyer politikën.
Emisioni jepet të mërkurën, më 6 dhjetor, nga ora 09.02. në Radio SRF2, Kultur
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €