Masa shtrënguese për bashkim familjar në Britani
Këto masa prekin edhe shqiptarët që kanë fituar shtetësine dhe janë në pritje të bashkimit të tyre familjar
Pritet të jetë edhe më vështirë, nëse ke fituar shtetësinë britanike dhe kërkon bashkimin familjar në Britani nga vendi i origjinës.
Në një përpjekje për të frenuar abuzimet me ndihmat sociale nga pjestarët e familjeve që i bashkohen atyre që kanë fituar shtetësinë, qeveria e kryeministrit Cameron ka hartuar plane të reja, që pritet të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti. Në bazë të tyre, për të realizuar bashkimin, duhet të vërtetosh të ardhura minimale prej 26 mijë stërlinash në vit, raporton TCH.
Të ardhurat minimale që kërkohen shkojnë në 37 mijë për gruan (ose burrin) dhe një femijë, 49 mijë stërlina kërkohen për dy fëmijë e 62 mijë për të tërhequr në vend partnerin së bashku me tre fëmijë.
Ndërkaq, për të sapomartuarit do të duhet të kalojë një periudhe 5-vjeçare deri në nisjen e procedurave për marrjen e pasaportës nga jobritaniku, si provë e vërtetësisë së martesës së çiftit.
Nga këto masa besohet se do të shkurtohet në 15 mijë persona në vit numri i emigranteve që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Rreth 50 mijë viza janë dhënë për shtetastit që kane ardhur për bashkim familjar vetëm gjatë vitit të kaluar në Britani.
Shumica e martesave vijnë nga vendet si Pakistani dhe Bangladeshi, e vlerësohet se shumë nga gratë dhe femijët përfundojnë në ndihmat e shtetit pasi partneri i ardhur është i papunë ose ka të ardhura të ulta.
Ministrja e Brendshme, Teresa May, thotë se shtrëngimi i “rrugës familjare” si mënyrë për të ardhur dhe jetuar në Britani ka gjetur mbështetjen nga konsultimet e bera nga qeveria. Ndërkohe, partnerët e koalicionit qeveritar, liberaldemokratët, ka gjasa t’i kundershtojnë plane të tilla.
Sipas Top Channel këto masa prekin edhe ata shqiptarë që kanë fituar shtetësine dhe janë në pritje të bashkimit të tyre familjar, nëse ata nuk do të kenë mundësitë dhe shumat e konsiderueshme finanaciare që pritet të shndërrohen në një kusht ligjor nga qershori i këtij viti.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










