Kritika të ashpra në adresë të qeveritarëve
Të gjitha vërejtjet lidhen me sjelljen dhe veprimet e disa ministrave gjatë kohës së krizës me pengjet zvicerane në Libi

Komisioni për mbikëqyrje të punëve, i Parlamentit të Zvicrës, në raportin e prezantuar dje ka drejtuar kritika serioze në adresë të disa anëtarëve të Qeverisë Fderale (Bundesrat). Para së gjithash në shënjestër të kritikës janë gjetur ish ministri i financave dhe kryetar qeverie Hnas-Rudolf Merz, ministrja e jashtme aktuale Micheline Calmy Rey dhe ish ministri mbrojtjes Samuel Schmid.
Të gjitha vërejtjet, siç shkruan gazeta Tages Anzeiger dhe gazetat tjera zvicerane, lidhen me sjelljen dhe veprimet e të lartpërmendurve gjatë kohës së krizës me pengjet zvicerane në Libi. Merz dhe Rey në raste të ndryshme kanë bërë veprime që shkojnë përtej kompetencave të tyre dhe nuk kanë njoftuar qeverinë me ndërmarrjet e tyre.
Ndërsa Schmid si ministër i mbrojtjes, në vitin 2008 madje ka vënë në dispozicon edhe njësitin elit AAD-10 për të realizuar një aksion për lirimin e dy pengjeve. Kjo, nga ana e komisionit vlerësohet si politikë aventuriere ndërsa mos informimi rreth kësaj i pasardhësit të tij në post, Ueli Maurer, është edhe një shkelje tjetër e radhës.
Me gjithë kritikat, asnjëra nga partitë parlamentare nuk mendojnë të kërkojnë nga qeveritarët e apostrofuar që të japin dorëheqje. Po ashtu partitë në fjalë, përfshirë edhe SVP-në, janë deklaruar se nuk do të pengojnë zgjedhjen e Micheline Calmy Rey për presidente të vendit.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit Seanca parlamentare e kësaj jave në Austri do të hapet me një minutë heshtje për të...
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje