Maqedonia
Ajri i Evropës në alarm: Maqedonia e Veriut ndër zonat më të rrezikuara nga ndotja
Një raport i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit ka nxjerrë në pah një situatë shqetësuese të ndotjes së ajrit në Evropë, ku grimcat e imëta PM 2.5 po arrijnë nivele të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit renditen ndër më të prekurit, duke u lidhur edhe me shkallë më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme.
Sipas raportit, rreth një e pesta e stacioneve matëse në Evropë kanë regjistruar ndotje mbi kufijtë e lejuar. Problemi më i madh mbetet përqendrimi i lartë i PM 2.5, grimca shumë të vogla që depërtojnë thellë në mushkëri dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Ato krijohen nga trafiku, industria, djegia e lëndëve fosile, fabrikat dhe zjarret në natyrë.
Italia jugore ka shënuar disa nga nivelet më të larta të ndotjes në periudhën 2024–2025, ndërsa qytete si Celle Messapica dhe Torchiarolo kanë regjistruar vlera shumëfish mbi kufirin e Bashkimit Evropian. Ekspertët e lidhin këtë kryesisht me djegien e biomasës gjatë dimrit dhe kushtet atmosferike që pengojnë shpërndarjen e ndotjes.
Probleme serioze janë evidentuar edhe në Poloni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Rumani, Turqi dhe Danimarkë. Në veçanti, Sarajeva dhe disa zona industriale në Maqedoninë e Veriut përmenden si pika kritike.
Raporti thekson se Evropa Lindore dhe Ballkani kanë shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me ndotjen afatgjatë të ajrit. Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania gjithashtu preken ndjeshëm.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 90% e qytetarëve evropianë thithin ajër më të ndotur se nivelet e rekomanduara. Ekspertët paralajmërojnë se, përveç PM 2.5, rrezik paraqesin edhe PM10, ozoni dhe substanca kancerogjene që vijnë nga djegia dhe tymi.
Autoritetet këshillojnë qytetarët në zonat e ndotura të shmangin ekspozimin e gjatë në ajër të hapur, sidomos gjatë orëve me trafik të rënduar, si dhe të përdorin masa mbrojtëse si pastrues ajri dhe kufizim të aktivitetit fizik jashtë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










