Sport
Mustafi shënon në derbin e Londrës
Edhe Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren e derbit duke ia dedikuar atë fansave. "Çfarë loje dhe çfarë rezultat i madh, nuk mund të ishte më e madhe se kjo"
Arsenali i Mustafit e Xhakës ka triumfuar në derbin e Londrës pasi mposhtën skuadrën rivale Tottenham Hotspur me rezultat 2:0 në Emirates Stadium, transmeton albinfo.ch. Skuadra që drejtohet nga Arsene Ëenger u tregua më e fortë se ajo e Mauricio Pochettino, duke e dominuar ndeshjen. I rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, e hapi serinë e golave, ndërsa për 2:0 realizoi Alexis Sanchez në minutën 41’ që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndëshjes.
Mbrojtësi Shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi është shprehur i lumtur në fitoren e derbit të Londrës që ishte i pari i këtij ekipi në tri sezonet e fundit, transmeton albinfo.ch.
Ai pas ndeshjes në një postim në facebook ka thënë se “Londra është e Kuqe”. “Performacë e madhe nga të gjithë ne sot … Unë mendoj se ishte ajo që ju e quani një rikthim të suksesshëm”, ka shkruar Mutafi në rrjetin social facebook.
Edhe mesfushori Granit Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren e derbit duke ia dedikuar atë fansave. “Çfarë loje dhe çfarë rezultat i madh, nuk mund të ishte më e madhe se kjo. Punë e mirë nga të gjithë dhe veçanërisht tifozet që ishin fantastik”, ka shkruar Xhaka.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind














