Sport

Graniti: Babai im ishte rrahur në burg, si i burgosur politik

Granit Xhaka ka folur për prindërit e tij, xhaxhain, Taulantin, jetën në Zvicër dhe Londër

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen angleze “The Guardian” para derbit londinez Arsenal-Tottenham që zhvillohet të shtunën, përcjell albinfo.ch.

Ai kujton kohën kur babai i tij ishte një i burgosur politik në ish-Jugosllavi. “Me sa e di unë, në muajt e parë në burg nuk kishte probleme, por më pas e kanë rrahur”, thotë në fillim Graniti.

Babai i tij, Ragipi kishte marrë pjesë në protestat kundër Qeverisë Qendrore Komuniste të Beogradit. Në vitin 1986 ka qenë student në Universitetin e Prishtinës, që atëherë ishte krahinë autonome në Jugosllavi. Babai i Granitit u arrestua dhe u dënua gjashtë vjet, derisa në një qeli me katër burra tjerë.

“Historia e tij është diçka që më prek shumë thellë, me të vërtetë në zemrën time. Është e vështirë për ta përshkruar atë siç duhet. Ndonjë e pyes ‘Më trego përsëri’, pasi mendoj se ende ka diçka për të zbuluar. Mendoj se ende nuk e ka treguar historinë e tërë, pasi ka dashur të kursejë fëmijët nga pikëllimi.

Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se ata kishin të drejtë të ekzistojnë. Ai ka luftuar për të drejtat më themelore demokratike. Nuk ishte vetëm ai. Kishte edhe të arrestuar të tjerë, përfshirë edhe xhaxhain tim, i cili ishte burgosur kohë më parë. Ai u dënua me 15 vjet”, theksoi ndër të tjera Xhaka.

Familja e tij ka vuajtur dhe punuar shumë për të jetuar si tani, ashtu si babai dhe nëna e tij, Eli.

“Ata janë bashkuar vetëm tre muaj para arrestimit të babait tim. Kam respekt të madh për nënë time. Nuk kam dëgjuar kurrë që një grua të jetë besnike me një burrë, që u njoftua tre muaj më parë, dhe i qëndroi besnik për tre vjet e gjysmë. Nëna ime është një person i mrekullueshëm”, theksoi mesfushori i Arsenalit. Ai shtoi se si babai i tij dhe xhaxhai i tij u liruan në të njëjtën kohë.

Prindërit e Xhakës e dinin se kishin nevojë për një fillim të ri dhe emigruan në Zvicër më 1990, ku më 1991 lindi edhe Taulanti, derisa pas 18 muajsh edhe Granit në Bazel, përcjell albinfo.ch.

Xhaka i detyrohet gjithçka Zvicrës dhe mundësitë që i ka ofruar, megjithatë ai nuk harron rrënjët shqiptare, të cilët e përkrahin atë në Londër. Gjatë fotografimit për intervistë, një kalimtar shqiptar pothuajse hyn brenda pasi e njeh Xhakën. Ai është i lumtur dhe që flet shqip me Xhakën.

“Kam gjetur disa njerëz me të vërtetë të mirë shqiptarë. Disa prej tyre drejtojnë autolarje. Më flasin shpesh edhe në rrjete sociale, kryesisht për futboll. Disa e mbështesin Liverpoolin, Manchester United, por ka edhe shumë me Arsenalin”, thekson ai tutje.

Ai jeton me bashkëshorten Leonitën në Barnet, por kanë gjetur një shtëpi në Camden.

“Ndjehem mirë këtu. Kur unë dhe Taulanti ishim fëmijë, për herë të parë udhëtuam me autobus nga Bazeli në Prishtinë për t’i vizituar gjyshërit tanë për herë të parë. Nëna dhe babai im kishin punë me orar të plotë, por përveç kësaj punon edhe natën si pastrues zyre dhe na siguruan biletën për udhëtimin. Autobusi u ndal në vende të ndryshme”, shton tutje Graniti, përcjell albinfo.ch.

Graniti në fund flet edhe për Arsenalin, ndeshjen me Tottenhamin dhe Zvicrën, ku me këtë të fundit siguroi pjesëmarrjen në Botëror.