Dënohet për fyerje të kosovarëve, dizajneri Stöhlke
Ai, në një blog interneti i kishte etiketuar kosovarët si "fundërrina" dhe "popull inferior që duhet dëbuar
Fidel Stöhlker, një dizajner i njohur i Cyrihut, pas krimit në Pfäffikon, me ç`rast një kosovar pati vrarë dy gra, në një blog interneti i kishte etiketuar kosovarët si “fundërrina” dhe “popull inferior që duhet dëbuar. Këto etiketime kishin të bënin edhe me rastin e therjes së një ish mundüesi zviceran nga një kosovar.
Rreth shtatë muaj më vonë, Stöhlker i paditur për diskriminim racial, dënohet penalisht. Gjykata e qarkut e Cyrihuti ka shqiptuar atij një dënim prej 2 vjet e gjysmë burg me kusht dhe dënim me para në vlerë prej 19.000 frangash dhe gjobë prej 3000 frangash, shkruan “Zürcher Oberländer”.
Avokati i tij mbrojtës ka konfirmuar njoftimin që rreth rastit e kishte dhënë tagesanzeiger.ch. Klienti i tij do të vendosë gjatë ditëve të ardhshme nëse do ta atakojë këtë vendim të gjyqit, gjegjësisht nëse do të ankohet në një shkallë më lartë, ka thënë Landmann.
Siç është publikuar tashmë, Stöhlker etiketimet e përmendura i kishte cilësuar pastaj si gabime të tij dhe për këtë kishte kërkuar falje.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati David Gibor është shprehur i kënaqur me vendimin e gjyqit. “Ky vendim do të pranohet si një parim fondamental për dinjitetin njerëzor dhe do të forcojë barazvlershmërinë e të gjithë njerëzve”, ka theksuar ai. Veç kësaj, sipas tij, nënçmimi i pakicave po deklarohet në këtë mënyrë si shkelje e rëndë e rendit tonë juridik”, ka thënë Gibor për “20 Minuten”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










