Suksesi në shkollë: Sfidat dhe mundësitë për prindërit emigrantë
Tryezë e rrumbullakët: Të mërkurën, më 28 mars 2012, ora 18:30-20:00, UPA, Chemin Surinam 7, 1203 Genève
Për suksesin shkollor si dhe për mundësitë e mbështetjes së nxënësve të huaj në mësime në Zvicër, të mërkurën, më 28 mars, në Gjenevë do të mblidhen në një tryezë të rrumbullakët për të debatuar ekspertë dhe zyrtarë të arsimit.
Organizatorët e kësaj tryeze pohojnë se suksesi shkollor si dhe integrimi ndërlidhen ngusht me arsimimin si dhe përfshirjen socioprofesionale të personave me prejardhje të huaj në Zvicër.
Sipas tyre përpos shkollës, prindërit kanë poashtu një rol të rëndësishëm në procesin e shkollimit të fëmijëve.
Mirëpo, për prindët migrantë të cilët nuk e zotërojnë gjuhën dhe njohin sistemin shkollor zviceran, mbështetja e fëmijëve të tyre (në detyrat shtëpiake, provimet, drejtimin shkollor) nuk është e lehtë, pavarësisht vullnetit të tyre.
Kjo tryezë e rrumbullakët ka për qëllim të hedhë dritë mbi këtë çështje si dhe të rrahë mendimet rreth zgjidhjeve që ofrohen në ndihmesën e fëmijëve të tyre.
Eskpertët e arsimit do të bëjnë përpjekje të gjejnë përgjigje në këto pyetje:
Si paraqitet situata me prindërit në përgjithësi, dhe ata migrantë në veçanti, në raport me qasjen shkollore të fëmijëve të tyre?
Sa janë të vetëdijshme shkollat si dhe institucionet publike mbi këtë çështje reale dhe ç’bëjnë për ti tejkaluar këto probleme?
Cilat janë strukturat shkollore dhe jashtë shkollore egzistuese dhe ç’bëjnë ato për t’íu ardhur në ndihmë fëmijëve migrantë në rrugëtimin e tyre shkollor?
Ç’mund të mësojmë në këtë drejtim nga përvoja e Lidhjes së prindërve dhe fëmijëve shqiptar në Zvicër (LAPSH)?
Nëse fëmijët tuaj kanë probleme në shkollim dhe ju si prindër nuk keni mundësi t’i ndihmoni, atëherë pjesëmarrja e juaj në tryezën e Gjenevës do të jetë një shansë i mirë për të përfituar përvoja në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten










