Kompanitë kroate synojnë tregun e Kosovës
Kompania kroato-sllovene e ndërtimit, "Trimo Grup" ka prezantuar produktet ndërtimore edhe në Kosovë
Në këtë prezantim i pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.
Mesiq, i cili e vlerësoi lartë produktivitetin dhe cilësinë e kompanisë “Trimo Grup”, ka thënë se Kosova mund të jetë një treg i mirë për prodhimet e kësaj kompanie.Investimet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekonomik, sipas tij, janë shumë të rëndësishëm për të dy shtetet si dhe për bizneset e Kosovës dhe të Kroacisë. Ilirjana Shehu, drejtoreshë e Odës Ekonomike të Kroacisë në Kosovë, ka thënë se interesimi i kompanive kroate për të investuar në Kosovë është duke u shtuar në vazhdimësi.
Visar Bajra, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha firmat serioze, që kanë qëllime serioze dhe qasje profesionale.
Trimo ekzekutivët nga Sllovenia dhe Kroacia, bënë prezantimin e kompanisë, ku treguan se kompania ka bërë shumë ndërtime në formë të para-fabrikateve në shumë vende të botës, duke filluar nga Dubai, Spanjë, Holandë, Slloveni, Turqi e shumë e shumë vende të tjera.
Kompania bën ndërtime në shumë sektorë, si në salla të sportit, qendra tregtare, depo etj.
Kompania “Trimo Grup” prodhon konstruksione të materialeve të ndryshme për objekte, të cilat plasohen në shumë vende të botës.Kjo kompani synon edhe tregun e Kosovës. Interesimi i afaristëve kosovarë për të parë këto konstruksione ishte i madh.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









