Sport

Peshëngritja i sjellë medalje të reja Shqipërisë

Arbër Çerçizi ka fituar medaljen e argjendtë në Evropë për 23-vjeçar në stilin e shkëputjes si dhe në dy garësh

Peshëngritja, sporti tradicionalisht më i suksesshëm i Shqipërisë, po vazhdon të sjellë medalje në Shqipëri.

Arbër Çerçizi ka fituar medaljen e argjendtë në Evropë për 23-vjeçar në stilin e shkëputjes si dhe në dy garësh.

Ai siguroi medaljet në Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë që po mbahet në Durrës.

Çerçizi ishte i dyti në shkëputje me 131 kilogramë të ngritura, ndërsa në shtytje ai doli i katërti me 143 kilogramë, 15 më pak se fituesi, shkruan SuperSport.