Sport
Xhudistja turke kërkon të përfaqësojë Kosovën
Xhudistja turke, Ebru Shahin, tashmë e ka paraqitur kërkesën zyrtare që të garojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, për shtetin më të ri në Evropë.
25-vjeçarja ka një karrierë plot suksese në kategorinë deri 48 kilogramë, kategori në të cilën Kosova nuk ka aktualisht ndonjë xhudiste të nivelit të lartë. Shahin suksesin më të madh e arriti në vitin 2015, kur fitoi medaljen e argjendtë të Lojërave Evropiane në Baku, që shërbyen edhe si kampionat evropian i xhudos.
Në evropianin e vitit 2013 fitoi medaljen e bronztë. Pra, ka dy medalje evropiane për seniore. Në kategori të reja sukseset e Shahinit janë edhe më të mëdha, shkruan “Koha Ditore”, përcjell albinfo.ch.
Shahin përmes një letre më herët këtë muaj i është drejtuar Federatës së Xhudos së Kosovës me kërkesën që të garojë për Kosovën. Me qëllim që të rregullohet dokumentacioni që xhudistja të pajiset me shtetësi dhe pasaportë të Kosovës, FXHK-ja letrën e turkes e ka proceduar në Komitetin Olimpik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












