Sport
Alarm në skuadrën Stuttgart, bombë në kompleksin stërvitor
Bomba ishte 50 kilogramë e lëshuar nga avionët amerikanë gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore
Skuadra e njohur gjermane, Stuttgart është alarmuar, pasi një bombë është gjendur në kompleksin stërvitor, dhe të gjitha aktivitetet pushuan, shkruajnë mediat gjermane.
Aktivitetet kanë pushuar në tërësi, derisa është bërë demontimi i saj, përcjell albinfo.ch.
Skuadra gjermane kishte planifikuar që të bënte disa ndryshime, duke rindërtuar terrenet sportive dhe kishte filluar gërmimin për të ndryshuar barin në një nga fushat e kësaj qendre.
Por, është konstatuar se në një thellësi jo shumë të madhe gjendej një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba ishte e rëndë 50 kilogramë, e lëshuar nga avionët amerikanë gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.
Bomba kishte qëndruar prej më shumë se 70 vitesh në këtë terren dhe fatmirësisht nuk kishte shpërthyer në fushën ku prej shumë dekadash stërvitet ekipi i Stuttgartit dhe akademia e tij.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










