Sport
Sportistja shqiptare nga Zvicra kandidate për Lojërat Olimpike
Loriana Kuka është renditur e pesta në Kampionatin Evropian U-21 të xhudos
Xhudistja shqiptare, Loriana Kuka, e cila ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, ka arritur vendin e pestë në Kampionatin Evropian U-21, shkruan albinfo.ch.
Sportistja nga Zvicra ishte shumë afër medaljes, por nuk e arriti një gjë të tillë dhe tashmë duhet të pajtohet me vendin e pestë.
Trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se ajo është kandidate për Lojërat Olimpike. “Loriana Kuka sot për vetëm 20 sekonda lëshoi medaljen e bronztë nga dora kur ishte bindshëm më e mirë se italiania Bellandi!
Kampionati Evropian U21 në Maribor ishte garë e pafat për ekipin e në veçanti për Lorianën! Shënoi dy fitore mandej pësoj humbje dhe në luftë për medalje të bronztë ishte shumë e pafat! Shkojmë më tutje plasmani i saj në vendin e pestë në Evropian është rezultat solid dhe realisht ajo besoj që do jetë kandidate serioze për Normë Olimpike në “Tokyo 2020”! Erza, Flaka e Laura shënuan nga një fitore, por mbetën larg zonës së medaljeve, por të gjithat janë shumë të reja dhe premtuese!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen Fëmijët shqiptarë të kësaj zone tashmë kanë mundësi të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ndërsa Konsullata... -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











