PROMOVOHET LIBRI « QËNDRESTARËT »

Të dielën, më datën 22 janar 2012

PROMOVOHET LIBRI « QËNDRESTARËT » I

BASRI MUSMURATIT

Në 28-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në Prishtinë, të dielën, më datën 22 janar 2012, duke filluar në ora 13:00, në lokalet e Konsulatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, bëhet promovimi i librit « Qëndrestarët » të autorit, Basri Musmurati.

Libri u kushtohet heronjëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.

Ftohën të marrin pjesë të gjithë bashkatdhetarët, krijuesit dhe publicistët shqiptarë në Zvicër.

Adresa : Konsulata e Republikës së Kosovës, Hohlstrasse 610, 8084 Cyrih