Integrimi
Prifti shqiptar merr drejtimin e famullisë së një regjioni të Zvicrës
E veçanta e kalimit të tij në këtë post është se do të jetë sipas të gjitha gjasave, famullitari i parë shqiptar në histori, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga besimtarët, një specifikë kjo e kishës zvicerane

Nga viti 2012 Marjan Marku ka punuar si kapelan (ndihmës ose bashkëpunëtor i famullitarit) në Njësinë Famullitare të regjionit Unterer Togenburg, Kantoni i St. Gallenit. Nga 26 nëntori i këtij viti, ai do të jetë famullitar në Njësinë Famullitare Walensee, të po këtij kantoni.
Pas rreth pesë viteve të kaluara në Toggenburg, don Marjani nuk e ka të lehtë ndarjen nga besimtarët, me të cilët kishte lidhur miqësi të ngushtë. Por njëkohësisht ai i gëzohet detyrës së re, me më shumë përgjegjësi, të cilën do ta marrë duke filluar nga 26 nëntori i këtij viti, shkruan gazeta toggenburgertagblatt në numrin e sotëm, në artikullin e titulluar “Një hap përtej shtatë bjeshëve”.
Po ashtu edhe gazeta e regjionit ku Don Marjani pritet të shkojë, (Sarganserländer) i a kushtuar një artikull këtij emërimi.
Ndërkaq, i kontaktuar nga albinfo.ch, don Marjan Marku sqaron se posti për të cilin është propozuar, është më i lartë, pasi që do të jetë në krye të njësisë pastorale ose famullitar ndërsa deri tash ka qenë ndihmës famullitari. “Njësia ku do të shkoj nga 26 nëntori është po ashtu më e madhe se kjo ku jam tash”, plotëson prifti shqiptar.
Ai shton se e veçanta e kalimit të tij në këtë post është se do të jetë sipas të gjitha gjasave, famullitari i parë shqiptar në histori, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga besimtarët. “Kjo ndodh për shkak të një specifike që ka Kisha Katolike në Zvicër. Pas propozimit për pozitën e famullitarit që bëhet nga ana e ipeshkvit, është populli, ose komuniteti i besimtarëve ai i cili e miraton këtë me anën e votës. Votimi do të bëhet më 9 e 10 shtator dhe rezultati i tij është të thuash i njohur, por tradita e demokracisë së drejtpërdrejtë duhet të respektohet”, është sqarimi i priftit për albinfo.ch.
Pas disa vitesh të kaluara si kapelan në një ipeshkvi, është e zakonshme që një prift të marrë përgjegjësitë e famullitarit. Dhe Don Marjani ka emocione me rastin e kalimit të kësaj shkalle të hierarkisë. Sfida të reja e presin atë, famulli tjetër,m njerëz tjerë, shkruan gazeta zvicerane.
Por, para kohës për nisjen e detyrës së re, vjen koha e ndarjes nga mesi i vjetër. Në dy të dielat e fundit të nëntorit Marjan Marku do të mbajë predikimin e tij të fundit në Toggenburg. Më 26 nëntor, në orën 10.15 pjesëtarët e Famullisë Unterer Toggenburg do të kremtojnë me një shërbim fetar në Kishën St. Georg në Mosnang ndarjen nga Marjan Marku. Pastaj ai do të marrë detyrën e famullitarit në Walensee. Në këtë njësi famullitare bëjnë pjesë qyteti Walenstadt dhe fshatrat: Flums, Berschis, Tscherlach, Quarten, Murg dhe Mols
Don Marjan Marku është personalitet i njohur për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe veprimtaria e tij i kalon kufijtë fetarë, shkruan albinfo.ch., e cila ka ndjekur shumë nga aktivitetet e tij. Nga viti 1999, kur dhe ka marrë drejtimin e Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës, ai është shumë i pranishëm në aktivitetet e ndryshme kulturore, shoqërore e fetare në këtë vend. Disa vite më parë ai qe transferuar në Kosovë ku kishte udhëhequr Famullinë në fshatin Velezhë të Prizrenit. Pastaj, me kërkesën e Ipeshkvisë së St.Gallenit, gjegjësisht ipeshkvit Markus Büchel, ai është kthyer në Zvicër, ku, në shtator të vitit 2012 është emëruar si kapelan në njësinë famullitare Unterer Toggenburg.
Marku është i lindur në fshatin Binçë, Komuna e Vitisë, në vitin 1963. Pasi ka mbaruar studimet për teologji dhe filozofi, ka nisur punën si prift në disa regjione të Kosovës ndërsa më vonë ka vazhduar misionin e tij prej meshtari edhe në Austri dhe në Zvicër.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës