Tematike
Francis Matthey përfundon mandatin e tij dhjetëvjeçar
Pas dhjetë vjetësh aktiviteti nën titullin e presidentit të Komisionit Federal për çështjet e migracionit (CFM) dhe më parë të Komisionit Federal për të Huajt, Francis Matthey lëshon mandatin e tij në fund të këtij viti.
Një mision, të cilin e ka kryer gjithmonë me shumë përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie, theksojnë bashkëpunëtorët e tij. Tani ai beson se është koha për t’u lënë rrugën gjeneratave të reja duke zgjedhur në krye të Komisionit një personalitet, i cili do të mund të çojë edhe më tej interesat e Komisionit në Zvicrën gjermanofolëse.
Me rastin e këtij ndryshimi, CFM-ja i ka përkushtuar një broshurë të tërë punës dhe aktivitetit të presidentit të saj, me ç’rast shumica e bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të tij janë shprehur.
Kjo broshurë gjithashtu ka për qëllim të dokumentojë punën e Komisionit gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e kryer nga Francis Mathey. Me fjalë të tjera, EKM-CFM ka botuar një dokument në formë kronike apo retrospektive të ngjarjeve në fushën e politikës së migrimit, aktiviteteve të Komisionit si dhe nismave të ndryshme që rrjedhin nga kjo punë.
Simone Prodolliet, shefe e sekretariatit të EKM-CFM, pohon në parathënie të dokumentit të lartpërmendur se gjatë viteve 2002-2011 komisioni pati nderin të njohë Francis Matthey si një personalitet të shquar dhe që gëzonte vlerën e tij të drejtë. Pavarësisht stuhive të ndryshme të përkohshme që frynë shumë herë kundër atyre që angazhohen në favor të kërkesave të popullsisë dhe emigrantëve, presidenti Matthey gjithmonë ka arritur të çojë anijen në vend me qëndrueshmëri, vendosmëri si dhe më një sens politik të veçantë. Ai ka arritur t’i përmbushë qëllimet që Komisioni kishte vendosur, shkruan ndër të tjera Simone Prodolliet.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













