Shkurt.ch
Policët kërkojnë ndihmë!
Gjithnjë më shumë policë bëhen viktima të dhunës dhe detyrohen të trajtohen në spitale
Federata e policëve të Zvicrës ka nisur një fushatë për të mbrojtur, jo rendin dhe qytetarët, por veten! “Stop dhunës kundër policeve dhe policëve” është motoja e fushatës, përmes të cilës mbrojtësit e rendit dëshirojnë të sensibilizojnë opinionin me gjendjen e tyre.
Sipas të dhënave që ka paraqitur federata, gjatë vitit 2010 janë shënuar afër 2000 kërcënime dhe delikte dhune të drejtuara kundër policëve. Kjo shifër tregon një rritje të madhe krahasuar me vitin 2000, kur ishin regjistruar vetëm rreth 800 kërcënime dhe sulme ndaj policëve.
Federata e policëve ka marrë mbështetje edhe nga drejtorët e policive të kantoneve dhe nga komandantët policorë.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












