Lajme
Ballkani Perëndimor: Cilat janë sfidat dhe çfarë janë mundësitë?
Më 9 nëntor është mbajtur në Gjenevë një konferencë rreth perspektivave për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkan
Takimi u organizua nga Qendra për Politikat e Sigurisë të Gjenevës (GCSP) dhe me nismën e ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Azis Pollozhani, si dhe atij të Malit të Zi, ambasadorit Lubisha Peroviq.
Konferenca u mbajt në formë të një seminari. Temat e diskutuara përfshinin perspektivat dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh kornizën politike dhe ekonominë globale që i vë në radhë të parë çështjet që lidhen me krizën e thellë financiare dhe ekonomike të njohur si “Kriza e euros“, „Pranvera arabe“, dhe ngadalësimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe autoritetet e vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe z. Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, Dr Selmo Çikotiq, ministri i Mbrojtjes i Bosnjë e Hercegovinës dhe ambasadorët e vendeve përkatëse dhe ekspertë akademikë të rajonit.
Konferenca ishte projektuar në mënyrë që të mund të diskutohen aspektet e ndryshme të integrimit në BE dhe NATO, proces shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në dritën e realiteteve të reja të krijuara pas pavarësisë së Kosovës, e cila është paraqitur si një entitet i ri në perspektivën e integrimit.
Përveç kësaj, dhjetëvjetori i Marrëveshjes së Ohrit, përvjetori i pestë i pavarësisë së Malit të Zi si dhe situata e Bosnjë e Hercegovinës ishin pikënisje dhe referim për të vlerësuar rezultatet dhe për të raportuar perspektivat për arritjen e objektivave të integrimit të vendeve të ndryshme dhe të rajonit si tërësi.
Në përgjithësi rajoni i Ballkanit është aktualisht i qëndrueshëm, megjithatë disa pjesëmarrës theksuan konfliktet ndërrajonale, gjë që shtyri pjesëmarrësit të quajnë këtë rajon si një një “vullkan në gjumë” që mund të shpërthejë në çdo kohë për shkak të këtyre tensioneve. Ekziston një vullnet i këtyre vendeve për të ecur përpara dhe për të kapërcyer tensionet politike. Ky vullnet qëndron falë vetëdijes që këto vende kanë në lidhje me prapambeturinë e tyre në krahasim me vendet e tjera evropiane.
Ndër sfidat me të cilat u përballën pjesëmarrësit ishin çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat paraqesin një problem të madh për çdo vend, veçanërisht për vendet në tranzicion, siç janë vendet e Ballkanit. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë një problem, me që ata shterin burimet e vendeve dhe vështirësojnë përpjekjet për zhvillim.
Megjithatë, Franz Lothar Altmann vuri në dukje se në rajon ka një rënie të numrit të krimeve të zakonshme në vit dhe që shpesh shifrat janë më të ulëta se sa në statistikat e kryeqyteteve të Evropës Qendrore. Çështja e kufirit është një tjetër shembull i një sfide delikate që cekën po ashtu pjesëmarrësit.
Situata aktuale në veri të Kosovës është diskutuar disa herë, por raste të tjera, si situata mes Kroacisë dhe Serbisë, janë përmendur gjithashtu. Në të vërtetë, rasti i Kosovës është përmendur disa herë, madje edhe njohja e pavarësisë së saj, një pavarësi që nuk është pranuar nga “sipërmarrësit etnikë”, të cilët synonin vetëm përfitimet e tyre. Por, siç është demonstruar nga shumica e pjesëmarrësve, njohja e pavarësisë së Kosovës është absolutisht e nevojshme për të stabilizuar rajonin dhe për të ndërtuar paqen në rajon në mënyrë të qëndrueshme.
Tema të tilla, si rritja e popullsisë, problemet brenda dhe ndërfetare, çështja e pakicave etnike dhe të furnizimit me energji u diskutuan gjithashtu, por perspektivat e ardhshme janë një element kyç, në të cilën pjesëmarrësit u përqendruan.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










