Shkurt.ch
Gruaja e 771 telefonave!
Ky numër i ka mjaftuar zviceranes Rita Zimmermann për të zënë vend në librin e rekordeve të Ginisit
Rita Zimmermann, një grua nga Kerzers-i i kantonit Friburg i Zvicrës ka hyrë në librin e rekordeve të Ginisit (Guinness) me pasionin e saj për të koleksionuar aparate telefonike.
Plot 771 telefona të llojeve, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme ka strehuar ajo në shtëpinë e saj. Të gjithë këta telefona, Rita i ka mbledhur nga viti 1990 deri më 10 korrik të vitit 2010, shkruan 20 Minuten.ch.
Dhe kjo, si duket, i ka mjaftuar për të zënë vend në librin e famshëm. Sepse Rita Zimmermann, tashmë edhe zyrtarisht ka koleksionin më të madh privat të telefonave në botë.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














