Lajme
Papa i lau dhe puthi këmbët shqiptarit të burgosur
Papa Françesku vizitoi burgun e Palianos, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias. Ai ua lau dhe puthi këmbët 12 të dënuarve, në mesin e tyre dhe një shqiptari
Papa Françesku ka vazhduar traditën e mëhershme duke kryer ritualin e Javës së Shenjtë, i cili nënkupton larjen e këmbëve për të penduarit në burgje. Ai sot zgjodhi të vizitonte burgun e vendosur në fortesën e shekullit të XVI në Paliano, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias.
Françesku mbajti një meshë përpara rreth 70 të burgosurve atje. Pjesë e shërbesës ishte dhe larja e puthja e këmbës së djathtë të 12 të dënuarve, gjest ky që kremton përulësinë e treguar nga Jezu Krishti ndaj 12 apostujve të tij natën përpara se të vdiste në kryq.
Vatikani sqaroi se 3 prej këtyre personave ishin gra. Një prej të dënuarve ishte shqiptar, 10 të tjerë italianë dhe i fundit, një argjentinas nga vendlindja e Papës, i cili i pati dërguar dhe një letër Atit të Shenjtë, citon TCH.
Dy prej këtyre njerëzve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet të lirohen ndërmjet 2019-s dhe 2073-shit.
Burgu i sigurisë së lartë i është rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












