Lajme
Ministri gjerman: Ratifikojeni demarkacionin, ecni lirshëm në BE
Gjatë një vizite që i bëri Kosovës, ministri gjerman i Punëve të jashtme Sigmar Gabriel tha se Kosova ka arritur përparime në fusha të ndryshme, por i duhet edhe liberalizimi i vizave, që vjen pas ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi
Shefi i diplomacisë gjermane, ministri Sigmar Gabriel, i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë sa më parë Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, në mënyrë që t’u mundojnë qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër zonën SChengen. Gjatë një vizite që i bëri Kosovës, Gabriel tha se Kosova ka arritur përparime në fusha të ndryshme, por i duhet edhe liberalizimi i vizave.
“Porosia ime për ju dhe deputetët e Kuvendit, është që të mirëmbahet marrëdhënia me Malin e Zi e cila nuk është problematike. I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë demarkacionin, me qëllim që ta marrë këtë porosi për partnerët tanë në BE, për të gjetur zgjidhje pragmatike”, tha Gabriel, sipas të cilit, mundësia për rilindjen e konflikteve të vjetra në Ballkanin Perëndimor është ende e pranishme.
Por, ai vlerësoi se evitimi i konflikteve “varet nga hapat që do të ndërmarrin të gjithë, në veçanti shoqëritë në rajonin e Ballkanit”.
Ministri Gabriel nga mesi i javës nisi vizitën e tij në Serbi dhe në Kosovë në kohën e tensioneve të rritura në Ballkanin Perëndimor dhe pas pezullimit të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të nisur prej më shumë se 5 vjetësh. Ai bëri thirrje për vazhdimin e dialogut “në nivel të lartë politik” duke e cilësuar si domosdoshëm për përparimin e të dyja vendeve.
“Të dyja palët e kuptojnë se nuk ka alternativë tjetër përveç komunikimit ndërmjet vete”, tha Gabriel, citon REL.
Ai tha se ‘është i nevojshëm një raport paqësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të ndihmojë stabilitetin rajonal dhe njëkohësisht theksoi se të dyja palët duhet të evitojnë provokimet.
“Një marrëdhënie e qetë dhe e pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parakusht për anëtarësimin e tyre në BE. Kjo rrugë kërkon përpjekje të mëdha dhe njëkohësisht edhe angazhimin e BE-së për të përcjellë procesin”, tha Gabriel.
Ministri i jashtëm gjerman Gabriel foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se “Kosova ka të drejtë për të pasur një ushtri sovrane, ashtu siç e kanë edhe të gjitha shtetet e tjera, por kjo duhet të bëhet me një gjithë përfshirje të të gjithëve në shoqëri dhe duhet të ndihmojnë edhe shtetet fqinje dhe BE-ja.
Ministri i jashtëm gjerman u takua në Prishtinë me kryeministrin Mustafa dhe me ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman Gabriel se Kosova do të ketë Forcat e saj të Armatosura por “procesi duhet të kryhet në koordinim me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.
Mustafa tha se ka folur me ministrin gjerman edhe në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Ai tha se dialogu është e vetmja alternativë dhe ai do të “vazhdojë dhe do të përmbyllet ky proces i normalizimit”.
“Dialogu ka dhënë rezultate pozitive dhe ka shtensionuar raportet me Serbinë. Jemi të interesuar që të punohet në zhbërjen e të gjitha strukturave paralele serbe që ende funksionojnë në Kosovë. Ta bëjmë një agjendë më të ngjeshur të çështjeve dhe të përmbyllim procesin deri në njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












