Lajme
Reagime në Kosovë për ish-zyrtarët e vrarë të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se vrasjet e ish zyrtarëve të LDK-së do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen. Analistët kanë akuzuar politikanët e kësaj partie se po i përmendin vrasjet vetëm për vota
Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë akuzuar kohen e fundit nga analistët politikë në Prishtinë, se po i përmendin vrasjet e ish-shokëve të tyre, vetëm për përfitime politike dhe për vota. Kjo parti e themeluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe tani drejtohet nga Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës, gjatë pluralizmit politik i ka humbi shumë veprimtarë. Disa prej tyre janë vrarë pas luftës në Kosovës, dhe kurrë nuk janë zbuluar vrasësit.
Por, pas këtyre, akuzave ka reaguar sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai tha se “vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen”.
“Si edhe në të kaluarën, LDK po akuzohet që duke i kujtuar me respekt , po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar. Vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen. Vrasjet duhet t’i përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim!”, thotë ai.
Drejtësinë, sipas kryeministrit, nuk mund ta ndajnë fëmijët e mbetur jetim e gratë e mbetura pa burra, as njerëzit e mbetur në karroca të invalidëve.
“Të gjithë këta e peshojnë drejtësinë dhe përgjegjësinë tonë; të institucioneve shtetërore, të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave, të bashkësive fetare. Ata i besojnë shtetit të tyre dhe kërkojnë përgjigje për më të dashurit që padrejtësisht i humbën. Ndërkaq, kush organizoi, kush nxiti dhe kush kreu vrasjet, duhet ta zbulojnë institucionet e drejtësisë. Tentimet që ato të adresohen paraprakisht janë qëllimkëqija, nga kushdo qofshin ato”, konsideron Mustafa, kryetar i LDK-së.
Prandaj , “zellin” për ta akuzuar LDK-në se pse po kujton veprimtarët e vet dhe pse po kërkon drejtësi, sipas Mustafës, “do të ishte mirë ta orientonim në mbështetjen e organeve kompetente për ndriçimin e këtyre vrasjeve”.
“Edhe pasi të zbulohet e vërteta për vrasjen e veprimtarëve të saj, LDK do t’i kujtojë ata me respekt dhe admirim. LDK është përpjekur dhe do të përpiqet që mos të lejojë pengimin e drejtësisë. Sepse kjo është padrejtësia më e madhe ndaj së sotmes dhe të ardhmes së Kosovës”, shkruan kr dhe njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndryshe, që nga periudha e luftës dhe pas saj, janë vrarë shumë politikanë dhe gazetarë që kanë mbështetur LDK-në dhe ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova. Në rrethana misterioze është vrarë, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Ismet Rracit, Haki Ymeri, Shefki Popova etj.
Por, analistët kanë akuzuar zyrtarët e LDK-së se po i përmendin vrasjet vetëm për përfitime politike dhe kur iu duhen për fushatë zgjedhore. Sipas tyre LDK tanimë është në qeveri, dhe nuk ka marrë asnjë iniciativë për zbardhjet e vrasjeve të pasluftës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











