Lajme
Bizneset kopjojnë njëri-tjetrin
Shumica e bizneseve në Kosovë kopjojnë njëri-tjetrin, dhe njëkohësisht dëmtojnë njëra-tjetrën. Kosova është vendi me importin më të madh në rajon dhe më gjerë
Mbi 150 mijë biznese veprojnë në Kosovë që janë të regjistruara, ku më shumë se 90 % e tyre janë ndërmarrje të vogla ose të mesme, raporton ‘Evropa e Lirë’.
Megjithatë, shumica kopjojnë njëri-tjetrin, duke krijuar kështu konkurrencë të panevojshme në treg dhe duke dëmtuar njëra-tjetrën, përcjell albinfo.ch.
Kosova është vendi me importin më të madh në rajon e më gjerë dhe ka nevojë për lloje të ndryshme të bizneseve.
Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.
Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë sipas të dhënave zyrtare, arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, derisa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës, nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












