Lajme
Deklarata e Daut Haradinajt, irriton politikanët në Beograd
Daut Haradinaj ka thënë se nëse vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi, “Kosova do të mbetet etnikisht pa serbë”. Kjo deklaratë ka irrituar ish ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq
Një intervistë e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandantit rajonal të UÇK-së, Daut Haradinaj, se në Kosovë nuk do të mbetet asnjë serbë nëse vëllai i tij, Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca në Serbi, ka ngjallur reagime të ashpra në Beograd. Kjo deklaratë konsiderohet si kërcënim nga lidershipi në Serbi.
Ivica Daçiq, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, subjekt ky i formuar nga Sllobodan Millosheviq, i njohur si Kasapi i Ballkanit, ka kërcënuar shqiptarët e Kosovës, pas kësaj deklarate.
Ai për mediet serbe ka thënën se “shqiptarët po luajnë me zjarrin, por Serbia është e gatshme t’i mbroj qytetarët e saj”
“Ata gjithnjë kërkojnë shkas për të kryer punën që nuk e bënë në marsin 2004”, ka thënë Daçiq, transmeton Telegrafi.
“Nuk pres të reagojë (ndaj Haradinaj), Thaçi (Hashim) dhe Mustafa (Isa), por pres nëse do të deklarohet dikush nga Brukseli apo se me heshtjen e tyre do t’i japin legjitimitet spastrimit etnik të serbëve të Kosovëz. Në anën tjetër, ju them të gjithëve që të mos luajnë me zjarrin, sepse Serbia do të mbrojë popullin e saj në çdo moment”, ka thënë Daçiq, i cili në kohën e luftës në Kosovë ka qenë zëdhënës i Millosheviqit.
Ndërsa kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të vazhdojnë dialogun në Bruksel. Ai ka komentuar ‘kërcënimet’ nga ana e shqiptarëve dhe tha se për shkak të kësaj duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Vuçiq theksoi se është e rëndësishme të largohen tensionet dhe të mos ketë provokime të reja, fjalë të tilla se do dëbohen njerëzit nga shtëpitë e tyre.
“Është e rëndësishme të shmangen incidentet. Ky është një propozim për njerëzit në Bruksel dhe Prishtinë. Është e lehtë të iu përgjigjesh fyerjeve dhe kërcënimeve, por më e rëndësishme është të bëhet diçka për ta stabilizuar situatën”, ka thënë Vuçiq.
Ndërkaq, Daut Haradinaj i njohur në luftë si Komandant “Davidi”, të premten ka thënë se vëllai i tij, Ramushi, mund të ekstradohet nga Franca për në Serbi, “nëse dikush e do Kosovën etnikisht pa serbë”.
Në një reagim të tij drejtuar politikanëve të Serbisë, ai ka thënë po ashtu shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik. “Kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Vëllai i tij, Ramush Haradinaj ish kryeministër i Kosovës, është ndaluar nga autoritet franceze me 4 janar 2017, në aeroportin Bazell-Melhouse në bazë të një fletarrestimi lëshuar nga autoritete serbe në vitin 2004. Ramushi, ishte shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali Penal i Hagës për të njëjtat aktakuza.
Por, pavarësisht kësaj, Beogradi po e dëshiron ekstradimin e tij. Vendimi për Ramush Haradinajn do të merret në fund të prillit nga një gjykatë në Colmar të Francës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










