Lajme
Ombudspersoni i shqetësuar për shëndetësinë në burgje të Kosovës
Numri më i madh i ankesave që i pranon Avokati i Popullit ka të bëjë me qasjen në shëndetësi dhe mosofrimin e duhur shëndetësor. Nga pakujdesia mjekësore, këtë javë vdiq një i burgosur në Lipjan
Avokati i Popullit në Kosovë ka ngritur shqetësime të thella për nivelin e ulët të shërbimeve shëndetësore në Qendrat Korrektuese dhe me shkallën e lartë të ankesave të vetë të të burgosurve për këtë çështje. Shqetësimet u ngritën në periudhën kur në burgun e Lipjanit, 10 kilometra në jug të Prishtinës, u gjet i vdekur në rrethana ende të pasqaruara një i burgosur, Naser Makolli.
Makolli ishte njëri nga dëshmitarët e vdekjes të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, vitin e kaluar në burgun e Prizrenit, vdekje kjo që vazhdon të nxisë kundërthënie të mëdha.
Ministria e Shëndetësisë tha gjatë javës së Makolli ishte nën përkujdesje mjekësore për shkak të komplikimeve shëndetësore.
Një zëvendëse e Avokatit të Popullit, Shqipe Ibraj-Mala, i tha REL-it se nga të burgosurit ankesat më të mëdha i marrin për qasje në shërbime shëndetësore.
“Numri më i madh i ankesave që i pranojmë ka të bëjë me qasjen në shëndetësi dhe mosofrimin e duhur shëndetësor. Tani vonë po shihet një përmirësim i ofrimit, megjithatë numri më i madh i ankesave që mbesin nga qendrat korrektuese, është qasja në shëndetësi. Ne ankesat i trajtojmë individualisht dhe ato referohen tek organet kompetente”, tha Ibraj-Mala.
Qasja në shërbimet shëndetësore iu kalua në përgjegjësi Ministrisë së Shëndetësisë pak vjet më parë nga Minsitria e Drejtësisë që mbante këtë të drejtë që prej themelimit të Qendrës Korrektuese. Ministria e Shëndetësisë, prej më shumë se tre vjetësh ka krijuar një Departament të shëndetësisë në burgje që të përkujdeset për të burgosurit.
Milazim Gjocaj, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje ka kundërshtuar kritikat për qasjen e vështirë në shërbimet shëndetësore të të burgosurve, duke theksuar se ‘në burgje ekziston shërbimi 24 orësh’. Sipas tij, në qendra paraburgimi mjekët punojnë 5 ditë në javë, kurse në burgje 7 ditë nga 12 orë.
“Gjithashtu ka psikologë dhe psikiatër. Sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore, 24 orë kanë qasje dhe mund të drejtohen në rast nevoje. Të gjitha shërbimet që nuk mund të kryhen në kuadër të këtyre institucioneve, pacientët dërgohen në nivelin dytësor, por edhe tretësor, varësisht nga rasti. Ekzistojnë edhe dhoma të sigurta brenda spitaleve rajonale”, thotë Gjoci.
Por, një Qendër Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, që prej vitit 2007 ka monitoruar të gjitha institucionet korrektuese në Kosovë, duke bërë vlerësimin e të drejtave të njeriut, thotë se qasja në këto institucione po vështirësohet.
Alban Muriqi, menaxher i projektit për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës nga kjo Qendër, thotë se ankesat për qasje në shërbime shëndetësore janë shtuar kohët e fundit dhe ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë i ka ndërprerë Qendrës mundësinë e vizitave.
“Ne kemi kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë, por kohët e fundit kemi pasur vështirësi në qasje dhe na është ndaluar qajsa në shërbimin shëndetësor të burgjeve. Kjo është një praktikë e pa shembullt, pasi ne kemi të drejtë të hyjmë dhe të inspektojmë çdo hapësirë. Ka një muaj nuk kemi qasje në ambulanta në aspektin shëndetësor. Shpresoj se do të tejkalohet”, thotë Muriqi.
Organizata që ai përfaqëson, thotë Muriqi, në raportet e saj ka qenë kritike ndaj punës në shërbimet korrektuese.
“Raportet tona kanë ndikuar që disa anëtarë të stafit të thirren në përgjegjësi disiplinore. Kjo nuk i ka pëlqyer shumë shërbimit shëndetësor dhe janë marrë masat. Ne tashmë na kanë ndaluar qasjen dhe ka ftohje të raporteve”, ka thënë Muriqi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













