Lajme
Nataliteti në Shqipëri më i ulëti në 100 vjetët e fundit
Gjatë vitit 2016, numri i lindjeve në Shqipëri ishte 31,733, afro një mijë lindje më pak nga viti 2015 dhe 4 mijë lindje më pak se sa në vitin 2014
Vitit 2016 shënon numrin më të ulët të natalitetit në Shqipëri, prej viti 1930 nga koha kur shteti shqiptar filloi të mbaj regjistra mbi lindjet dhe vdekjet. Sipas statistikave, gjatë vitit 2016 kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt. Shifrat tregojnë se Shqipëria po plaket.
Përgjatë vitit 2016, numri i lindjeve ishte 31,733, afro një mijë lindje më pak nga viti 2015 dhe 4 mijë lindje më pak se sa në vitin 2014, citon Birn.
Shqipëria ka pasur mbi 30 mijë lindje në vit që nga viti 1929, kur lindjet filluan të numërohen përmes themelimit të regjistrit civil. Në vitet 1980, lindjet qenë mbi 60 mijë në vit ndërsa në vitin 1990, lindjet arritën në 82 mijë. Pas vitit 1990, numri i lindjeve ra vazhdimisht deri sa u stabilizua pas vitit 2006 në rreth 35 mijë.
Arsyet kryesore të rënies së lindjeve pas viteve ’90, siç thuhet lidhen me ndryshimet kulturore në familjen shqiptare si dhe me shkallën e lartë të emigrimit mes të rinjve, emigrim që sjell detyrimisht rënie të martesave e të lindjeve.
Rreth vitit 2008, besohej se numri i lindjeve u stabilizuar tashmë, pasi treguesi tjetër kyç, raporti i fëmijëve nën 14 vjeç me numrin e grave në moshë riprodhuese, ra në 1.6 fëmijë për grua, para se të rritej lehtë në 1.8 fëmijë për grua. Por, rënia e mëtejshme e numrit të lindjeve në vitet 2015 dhe 2016, rënie që ka gjasa është shkaktuar nga vala e re e emigrimit të popullsisë shqiptare drejt Evropës, pritet të ketë pasoja të shumëfishta të rënda për demografinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në dekadat e ardhshme.
Ndryshe, sipas të të njëjtave statistika, numri i fëmijëve nën 14 vjeç, aktualisht 522 mijë, pritet të bjerë më tutje gjatë viteve të ardhshme ndërkohë që numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç, aktualisht 378 mijë, pritet të rritet me shpejtësi.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












