Lajme
Dëmtohet vetura e Konsullatës së Kosovës në Cyrih
Një burim nga kjo konsullatë thotë për albinfo.ch se sipas njohurive të deritashme kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë me politikë dhe nuk lidhet me ndonjë qëllim të drejtuar kundër konsullatës
Persona të panjohur kanë gërvishtur dhjetë vetura në një garazh nëntokësor në Altstetten të Cyrihut. Në mesin e automjeteve të dëmtuara është edhe një që i takon Konsullatës së Kosovës në Cyrih.
Mediat zvicerane njoftojnë për “së paku një makinë të Konsullatës Kosovare”, ndërsa, i kontaktuar nga albinfo.ch një burim nga kjo konsullatë thotë se bëhet fjalë për vetëm një makinë. Ai shton se sipas njohurive të deritashme kjo nuk ka të bëjë me politikë dhe nuk lidhet me ndonjë qëllim të drejtuar kundër konsullatës.
“Policia ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Por nuk duket të ketë ndonjë qëllim politik në këtë rast për arsyen e thjeshtë se kanë qenë një numër makinash që janë gërvishtur dhe jo vetëm e jona”, thotë për albinfo.ch zyrtari i Konsullatës.
Sulmi ka ndodhur në natën në mes të të premtes dhe të shtunës. Personat e panjohur kanë depërtuar në një mënyrë ende të panjohur në garazhin e mbyllur të një ndërtese në Eugen-Huber-Strasse 16b. Ata kanë gërvishtur dhjetë vetura, në mesin e të cilave ka pasur edhe makina luksoze, ka bërë të ditur policia e Cyrihut të dielën. Po ashtu është dëmtuar edhe një motoçikletë, transmeton 20minuten.ch. Dëmtuesit kanë ikur të pavërejtur.
Garazhi nëntokësor i takon njërës nga ndërtesat në të cilën është vendosur edhe Konsullata e Kosovës. Policia thotë se ende nuk është e qartë nëse këto gërvishtje ishin të orientuara ndaj konsullatës, përcjell albinfo.ch
Dëmet e shkaktuara llogariten në disa dhjetëra mijë franga.
Policia ka nisur hetimet dhe ka angazhuar Institutin Forensik për sigurimin e gjurmëve.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











