Lajme
Brenda vitit asgjësohen mbi 100 mijë produkte të dyshimta
Brenda një viti në Kosovë asgjësohen mbi 100 mijë produkte me rreth 1 milionë kilogram të ushqime që konsiderohen të kontaminuara. Këto ushqime asgjësohen vetëm nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), e cila i zbulon gjatë hyrjes në Kosovës nëpërmjet doganave, ndërsa ka edhe mijëra produkte të tjera që u skadon qëndrueshmëria dhe që asgjësohen.
Lamir Thaçi është zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), në Prishtinë. Ai thotë se kemi të bëjnë me një fushë të ndjeshme, sepse janë produkte, të cilat mund të kontaminohen shumë lehtë dhe për këtë edhe qytetarët duhet të kenë kujdes kur i blejnë. Por, gjithsesi, ai thotë se vazhdimisht janë duke punuar që produktet e dyshimta të mos bien në dorën e konsumatorit.
“Ne jemi me trupa inspektuese në kufi dhe në secilin rast të dyshimtë, ne veprojmë konform ligjeve në fuqi. Gjatë vitit të kaluar ne kemi bërë asgjësimin e afër 500 mijë kilogramë të produkteve me orgjinë shtazore, këtu hyjnë mishi, produktet e qumështit, derisa në total të gjitha produktet ushqimore të asgjësuara arrijnë vlerën e rreth 1 milion kilogram me 100 mijë produkte të asgjësuara”, thotë Thaçi, citon REL.
Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit.
Në anën tjetër, organizatat joqeveritare, të cilat merren me mbrojtjen e konsumatorit, alarmojnë për çdo ditë për produkte të dyshimta, të cilat po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ndonëse pohimet e tilla i kanë kundërshtuar mekanizmat shtetërorë që merren me kontrollin e produkteve.
Udhëheqësi i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se shumë herë në tregun e Kosovës has në produkte me origjinë të dyshimtë dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së kontrolleve të duhura që duhet bëjnë autoritetet kompetente.
“Cilësia dhe siguria jo vetëm e ushqimeve, por e gjithë asaj që na ofrohet në tregun e prodhimeve të mallrave dhe shërbimeve, është në raport të drejtë me nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve në Kosovë, e ligjet në Kosovë nuk zbatohen as 40 për qind. Me gjithë ligjet për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorit neve kjo e drejtë nuk na njihet”, thekson Kaçaniku.
Në Departamentin për mbrojtjen e Konsumatorit, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vetëm gjatë vitit të kaluar janë paraqitur 250 ankesa të konsumatorëve.
Plator Gërdovci, zyrtar për mbrojtjen e konsumatorit thotë se kryesisht ankesat kanë pasur të bëjnë rreth sigurisë së produkteve joushqimore dhe produkteve ushqimore.
“Prej tyre, numri më i madh i janë drejtuar Inspektoratit të Tregut dhe Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, por ka ankesa drejtuar edhe rregullatorëve të ndryshëm. Ndërsa, këtë vit deri në këtë periudhë, kemi gjithsej 65 ankesa. Ne këto ankesa i drejtojmë tek inspektoratet kompetente për shqyrtimin e tyre, pasi që marrim përgjigje ato i drejtojmë te konsumatorët”, shpjegon Gërdovci.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











