Lajme
Kosova nuk ka importuar mish të kontaminuar nga Brazili
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka dal me një komunikatë media, duke ua hequr dilemat qytetarëve, se nga asnjëra kompani e Brazilit që dyshohen për mish të kalbur, Kosova nuk ka importuar mish
Skandali i mishit të kontaminuar të Brazilit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, ka ngjallur reagime edhe në Kosovë. Por, pas dyshimeve që kanë përfshirë vendin, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka dal me një komunikatë media, duke ua hequr dilemat qytetarëve, se nga asnjëra kompani e Brazilit që dyshohen për mish të kalbur, Kosova nuk ka importuar mish.
Sipas njoftimit, AVUK përmes sektorit të kontrollit veterinarë kufitar, ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të importuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.
“Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qen të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo që u lejohet të eksportojnë në BE. Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është në këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për ndalës nga ne dhe vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e AVUK-ut.
Ky institucion, thotë se është duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem.
“Të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe të BE-së. Çfarëdo mase që do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe ne vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konform rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum”, thuhet në njoftimin e AVUK-ut.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











