Lajme
400 mijë euro për shërbime sociale
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se që nga janari janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale
Qeveria e Kosovës vazhdon të japë grante për organizatat të cilat merren me shërbime sociale, shkruan albninfo.ch.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se që nga janari janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale.
“Rreth 400.000 euro të ndara për shërbime sociale, nga janari i këtij viti. Vizitova organizatën ‘Hareja’ në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj. Organizatat sikur kjo, dhe këto që kanë përfituar grante ketë vit nga MPMS, paraqesin një tërësi organizatash të cilët nga paslufta ballafaqohen me sfida financiare, përkundër një pune masive dhe vullneti të pashoq për të përkrahur grupet e margjinalizuara, grupet në nevojë, grupet e stigmatizuara dhe shumë kategori tjera”, ka shkruar ministri Abrashi në “Facebook”, duke vazhduar: “Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet”, ka theksuar ministri Arban Abrashi
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










