Lajme
Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm
35-vjeçari shqiptar, James Klod Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi kishte vrarë gruan e tij rreth një vit më parë
James Klod Lesi është dënuar nga Gjykata Greke në Selanik me burgim të përjetshëm. Ai ishte i akuzuar për vrasjen me qëllim të gruas së tij në fshatin Ormilia në Halkidiki, raporton albinfo.ch.
Gjykata greke nuk është treguar fare e mëshirshme me shqiptarin. Ngjarja kishte ndodhur rreth një vit më parë. Lesi, i cili ishte i divorcuar tre muajt e fundit nga bashkëshortja e tij greke, dhe ka pasur konflikte me të për ndarjen, ka hyrë në shtëpinë ku banonte viktima dhe dy djemtë e tyre të moshës 4 deri në 6 vjeç, dhe e ka vrarë atë përpara syve të tyre duke e qëlluar disa herë me thikë, bëjnë të ditura mediat shqiptar.
Ai më pas, pasi ka marrë vetëm një prej fëmijëve, u zhduk për tre javë derisa u gjet nga policia greke.
Atij i është dhënë edhe një dënim shtesë prej 5 vitesh burg, për shkak të rrëmbimit të djalit të tij të mitur për 18 ditë, duke vënë jetën e tij në rrezik, si dhe për armëmbajtje pa leje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














