Lajme
Austria ktheu 32 mijë kosovarë!
Ministria e Brendshme e Austrisë kishte filluar një fushatë që kosovarët të mos e lëshojnë vendin e tyre. Kjo fushatë që kushtoi shtatë mijë, duket se kishte efekt, pasi 32 mijë njerëz janë kthyer në vendlindje
Për dallim nga vendet tjera, Austria kishte një politikë tjetër me refugjatët nga Kosova. Ata kishin nisur një fushatë në media në mënyrë që t’iu bëjnë thirrje kosovarëve të mos largohen, pasi nuk do të fitojnë azil.
Madje, e gjitha kjo kishte kushtuar vetëm shtatë mijë euro nga Ministria e Brendshme e Austrisë. 30 mijë kosovarë kishin marrë rrugën drejt Evropës, për të kërkuar azil ku të munden, shkruan ‘krone.at’.
Në vitin 2015 kishte filluar këtë fushatë. “Tung gënjeshtër! Për arsye ekonomike, nuk ka azil në Austri”. Ky mesazh u sponsorizua bë dy gazetat më të mëdha në Kosovë, dhe duket se kishte efekt. Në vitin 2014 dhe 2015 situata kishte dalë nga kontrolli dhe 501 njerëz ishte larguar për një javë. Në përgjithësi ka pasur zëra se në kufijtë e BE-së marshuan rreth 30 mijë kosovarë, përcjell albinfo.ch.
Gjendja ishte aq kaotike sa kryefamiljarët u larguan vullnetarisht nga puna, derisa tërhoqën fëmijët nga shkolla. “Kthehuni para se situata të përshkatëzohet plotësisht”, ishte mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa.
Fushata kishte ndikim dhe zyrtarisht në Kosovë janë kthyer 32 mijë njerëz. As Austria nuk lejoi refugjatët dhe 1965 prej tyre janë kthyer vullnetarisht, derisa 594 janë dëbuar. 2736 kërkesa ka pasur nga azilkërkuesit nga Ballkani në Austri, por e kotë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










