Lajme
Sela: Gruevski më luti për qeveri, por refuzova
I pyetur nëse ndonjëherë është takuar me zyrtarë të VMRO, Sela këmbëngul se asnjëherë vetëm se është dëgjuar në telefon dhe se i kanë kërkuar bashkëpunim.
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela thotë se partia më e madhe maqedonase, VMRO DPMNE e ka lutur për koalicion qeverisës, por ai ka refuzuar me idenë se nuk mundet të bëjë koalicion me një partë që shkelë të drejtat e kombit të tij. Ai tha se nëse do t’i shkelte parimet, atëherë do të dilte si “palaço”. Këto komente Sela i ka bërë në debatin “Rruga drejt”në Alsat.
I pyetur nëse ndonjëherë është takuar me zyrtarë të VMRO ai këmbëngul se asnjëherë vetëm se është dëgjuar në telefon dhe se i kanë kërkuar bashkëpunim.
“Unë nuk kam kontakte me zyrtarë të VMRO ka pasur tendenca të gjithë më kanë thirur në telefon dhe i njoh, të ulemi të bisedojmë e të bëjmë qeveri. Unë mendjen e kam ndarë nga fillimi kur kam hyrë në politikë dhe nga lëkura nuk mund të dal”, deklaroi Sela.
Në qoftë se sillemi me apetite, siç tha ai, “do shndërrohemi në shëmtira”.
“Këtë pjesë të historisë e kam mësuar kur kam pasur mundësi dhe kam qenë nxënës i mirë nuk do kthehem shumë por më ktheni dhe në atë histori kam mësuar se maqedonët janë pjesë e sllavëve të jugut dhe kanë ardhur në fillim të shekullit VI, sikur të isha takuar me VMRO sot do ishte në qeveri bashkë me BDI. Por, unë nuk jam palaço, nuk mund të takoj dhe të jap numrat dikujt që flet kundër meje e gjuhës time”, tha më tej Sela, citon Zhurnal.
Nuk kam bërë marrëveshje, por kam dhënë mbështetje pa asnjë kusht, tha ai. “Por kur të bëhet qeveria do ulemi do bisedojmë dhe do nënshkruajmë marrëveshje”, ka thënë mes tjerave lideri i LR PDSH, Sela.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













