Lajme
Ahmeti e Zaev, koordinohen për seancën e Kuvendit
Mbrëmë Ahmeti e Zaev janë takuar në selinë e LSDM-së në Shkup dhe kanë rënë dakord që të premten të tentohet të thirret vazhdimi i seancës së mbledhjes konstituive të parlamentit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe lideri i Lëvizjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev janë duke i koordinuar veprimet për të thirrur seancën e Kuvendit të Maqedonisë dhe për të proceduar me zgjedhjen e qeverisë së re. Ata mbrëmë janë takuar në selinë e LSDM-së në Shkup dhe kanë rënë dakord që të premten të tentohet të thirret vazhdimi i seancës së mbledhjes konstituive të parlamentit.
Sot Zaev do të takohet me krerët e Lëvizjes BESA.
Në këtë takim është biseduar edhe për kryetarin e ri të parlamentit mirëpo nuk është precizuar se kush mund të jetë ai shkruan 24Vesti. Por, për herë të parë prej që Maqedonia është ndarë nga Ish Jugosllavia, kësaj here shqiptarët duket se do ta marrin Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë. Aktualisht janë përmendur dy emra: Xhevat Ademi dhe Talat Xhaferi.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











